Një shtetas ka gjetur vdekjen teksa po kalonte rrugën. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Milot-Lezhë në vendin e quajtur Gajush.
Në aksident u përfshinë tre automjete, posaçërisht një autoveturë tip Passat, drejtuar nga shtetasi Faik Ara, 52 vjeç, banues në Shkodër, një BMW X5, drejtuar nga shtetasi Van Rica, 46 vjeç, banues në Laç dhe një Seat, drejtuar nga shtetasi Miklovan Zefi, 40 vjeç, banues në Mirditë.
Ndërsa 2 automjetet e tjera që po lëviznin në të njëjtin drejtim, nga Miloti në Lezhë, janë aksidentuar me njëra-tjetrën, ku autovetura BMW X5 ka goditur nga mbrapa autoveturën Seat. Në Komisariatin e Lezhës janë shoqëruar të tre drejtuesit e automjeteve. /Dita/
