Përplasen tre automjete në superstradën Lezhë-Shkodër, një person në gjendje të rëndë

J L

Një aksident ka ndodhur pranë kryqëzimit të Blinishtit, në superstradën Lezhë-Shkodër.

Mësohet se janë përplasur tre automjete dhe janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës.

Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën dhe po trajtohet në spital.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *