Përplasen tre makina në aksin Bulqizë-Peshkopi, dy persona të plagosur rëndë

Leda Hysa

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Bulqizë, ku janë përfshirë 3 makina.

Saktësisht mësohet se bëhet fjalë për aksin Bulqizë-Peshkopi, në vendin e quajtur Krajkë.

Në aksident janë përfshirë tre makina dhe aktualisht në spitalin e Bulqizës janë dërguar dy persona të plagosur rëndë nga aksidenti.

Nga raportimet e para bëhet e ditur se dy prej mjeteve po udhëtonin drejt Dibrës, ndërsa një për në Bulqizë.

Përplasja e makinave ka qenë tepër e fortë dhe dëmet raportohen të jenë të mëdha.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *