Përplasen tre makina në Fier, një i vdekur

Leda Hysa

Një person ka humbur jetën në një aksident tragjik pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në aksin kombëtar Fier-Berat, Zharrëz të Patosit.

Në aksident janë përfshirë tre makina, një Benz me targa AA 885 TO, një Opel me targa AA 199 EB dhe një Fiat me targa italiane DL 353 HL.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa nga aksidenti kanë mbetur të plagosur shtetasit Evi Ulaj, Egi Ulaj, Sidorela Luli dhe Zenepe Gurguri.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, teksa policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *