Përplasen tre mjete në Elbasan, plagoset 26 vjeçarja

Leda Hysa

Tre mjete janë përfshirë në aksident në rrugën Elbasan- Metalurgji pranë qendrës tregtare “Orti”.

26 vjeçarja me iniciale M.H., e cila ishte drejtuese e mjetit me targa AA 132 SR  është plagosur dhe është dërguar për të marrë mjekim në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur të plota shkaqet e aksidentit.

Tre mjetet kanë pësuar dëmtime të rënda për shkak të përplasjes së fortë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *