Një autobusë me turistë është përfshirë në aksident rreth orës 02:28 të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në autostradën belge midis qyteteve Ghent dhe Bruges. Autobusi po udhëtonte nga Amsterdami drejt Londrës.
Policia Federale belge tha se shoferi i autobusit është përplasur me një mur betoni ku po bëheshin riparime dhe për pasojë ka humbur kontrollin e automjetit, duke lënë të plagosur 21 persona.
Në momentin që ai ka parë punimet ka qenë shumë vonë, pasi është përplasur në pjesën e përparme të autobusit.
Fatmirësisht nga aksidenti ka vetëm të plagosur dhe asnjë viktimë. Dy nga turistët dhe shoferi janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë dukë marrë mjekim në spitalet e Ghent, Tielt dhe Deinze.
l.h/ dita
