Përplaset avioni nga 3 mijë metra lartësi, katër të vdekur

Dita

Një avion është përplasur mbrëmjen e së premtes në alpet e Zvicrës dhe për pasojë katër persona kanë ndërruar jetë.

Avioni është rrëzuar nga 3.300 metra lartësi në cantonin e Vallese-s dhe brenda saj thuhet se ndodhej piloti dhe tre pasagjerë.

I nisur nga aeroporti i Sion-it, avioni po kryente fluturim turistik dhe do rikthehej sërish në vendin nga ku u nis.

Alarmi është ndezur në orën 17.00 të së premtes nga dispozitivi elektronik i mjetit fluturues dhe është dërguar në centralin ajror të Zvicrës në Zyrih, nga ku u vendos në lëvizje ndërhyrja e shpejtë alpine “Air Zermatt”.

Me të mbërritur në vendin e aksidentit, operatorët kanë konstatuar vdekjen e katër personave.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *