Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës, duke lënë të plagosur rëndë tre persona. Ngjarja ndodhi në afërsi të Vorës, ku një furgon pasagjerësh është përplasur me një mjet tjetër. Për pasojë, furgoni është përmbysur, duke shkaktuar lëndimin e tre prej pasagjerëve që ndodheshin në të. Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për shkaqet a aksidentit.