Përplaset furgoni me veturën, 3 të plagosur në Lushnjë

Dita

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë plagosjen e tre personave u regjistrua sot në Lushnjë.

Ngjarja ndodhi në lagjen Karbunarë e Madhe, ku një furgon pasagjerësh u përplas me një veturë.

Dy drejtuesit e mjeteve si dhe një pasagjer i furgonit mbetën të lënduar dhe u dërguan në Spitalin Rajonal Lushnjë për mjekime.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit të shoferit të furgonit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *