Përplaset helikopteri me avionin me turistë, 5 të vdekur

Leda Hysa

Një aksident ajror ka ndodhur në një zonë turistike në Itali. Sipas mediave vendase një helikopter u përplas me një aeroplan turistik në zonën e akulltë të malit “Rutor”, rreth 2500 metra mbi nivelin e detit në Valle d’Aosta.

Përplasja është njoftuar nga organi kombëtar i shpëtimit malor, sipas të cilit disa helikopterë të urgjencës janë ngritur nga bazat e Ivreas, Torinos dhe Borgo Sesias së bashku me një ekip të specializuar mjekësor për të shkuar në vendin e aksidentit.

Sipas raportimeve nga përplasja kanë mbetur të vdekur pesë persona, ndërsa dy të tjerë janë plagosur, të gjithë turistë të huaj.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *