Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një kamion u përplas me një autoveturë, tip “Benz” në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pasditen e së enjtes.
Bëhet me dije se kamioni drejtohej nga një shtetas maqedonas.
Të plagosurit me iniciale S.K., H.K., dhe E. K., që ishin pasagjerë në autoveturë, u dërguan në spitalin e Elbasanit dhe, fatmirësisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas raportit të policisë, “Ngjarja ndodhi në fshatin Papër ku kamioni me drejtues maqedonasin me iniciale H.F., banues në Tetovë u përplas me “Benzin”, me drejtues shtetasin me iniciale M.K., banues Laknas, Tiranë”.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
e.ll./dita

Në Tetovë ka pak maqedonas e shumë shqiptarë, kështuqë vozitësi mund të jetë më parë shqiptar sesa maqedonas, por ec e mbushja mendjen gazetarëve gjysëmanalfabetë se shqiptarët e Maqedonisë nuk janë maqedonase.