5 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në Kamëz. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme, ku një automjet tip “Benz” blu me targa AA129EK dhe një kamionçinë ngjyrë portokalli me targë TR5939F janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur lehtë 5 persona, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Sipas informacioneve të para mësohet se automjeti “Benz” ka tentuar të shmang një gropë por për shkak edhe të shpejtësisë është përplasur me kamionçinën. Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
