SHKODËR– Një person humbi jetën pasi u përplas nga një makinë dhe një motor në Shkodër. Ngjarja ndodhi sot pasdite në lagjen “Bahçallëk”, ku një makinë tip “Benz” u përplas me një motor dhe për pasojë humbi jetën një 75-vjeçar, i cili po kalonte në rrugë. Sipas policisë së Shkodrës, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte makina, si dhe lagështira në rrugë.