Një aksident rrugor është verifikuar pasditen e së shtunës në aksin Korçë-Pogradec, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i një motori.
Burime policore lokele bëjnë të ditur se personi në fjalë duke ecur me shpejtësi është përplasur me një kamion të tonazhit të rëndë.
Sipas burimeve, shtetasi Bledar Dushku në momentin e përplasjes po udhëtonte pa kaskën mbrojtëse dhe për rrjedhojë ka marrë lëndime të rënda.
Ai është dërguar në spitalin më të afërt ku nga informacionet e fundit rezulton se ndodhet në gjendje të rëndë.
