Përplaset me makinën e policisë, plagos policin

Edona Llukacaj

Një aksident ka ndodhur në Fier në vendin e quajtur “Dukas Bregas”, këtë të shtunë.

Një automjet është përplasur me makinën e policisë, duke lënë të plagosur policin.

Policia njofton se mjeti tip “Peugeot” me drejtues shtetasin M.H, 29 vjeç, banues në Patos është përplasur me mjetin e policisë tip “Chervolet” me drejtues punonjësin e policisë A.M, 44 vjeç.

Në njoftim bëhet me dije se: “Si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësi i policisë P.Dh, 42 vjeç, i cili ishte në mjetin tip “Chervolet” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier”.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *