Një 26-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur tek “Ura e Dajlanit” në Durrës. Burimet nga policia bënë të ditur se viktima është Erblin Jashari, 26 vjeç, nga Dibra me banim në Shkozet. Mësohet se 26-vjeçari ka qenë duke lëvizur me një motor kur është përplasur me një automjet, përplasje që ka qenë fatale për të, pasi ka vdekur menjëherë. Mësohet se drejtuesi i automjetit tip “Ford”, Arbër Dogani, nga Durrësi, nuk ka pësuar dëmtime nga aksidenti. Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia.
