Një person mbeturi i plagosur në një aksident pasditen e djeshme. Nga policia mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në zonë pranë “Kodrës së Priftit”. Sipas policisë, një automjet me targë TR 3749M dhe një motorçikletë me targë AI 909 janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ai është nisur menjëherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet.
