Një kalimtar ka mbetur i plagosur pasi u përplas në një automjet mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti me targë AA 876 HG ka përplasur kalimtarin me iniciale P.K.
Ky i fundit u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
