Përplaset nga një automjet teksa po rregullonte kamionin, humb jetën

Saimir Lleshi

Një shtetas ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Kamzë-Fushë Krujë. Një automjet tip “Opel”me targa të huaja, është përplasur me një maune.

Për pasojë, ka gjetur vdekjen një 33-vjeçar. Viktima është identifikuar me iniciale S.A.

Ndërkohë, në Durrës tre gjimnazistë janë përplasur nga një automjet teksa po kalonin në rrugë. Ata kanë marrë plagë të lehta duke përfunduar në spital, fatmirësisht pa rrezik për jetën. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *