Përplaset për vdekje këmbësori në aksin Tiranë-Durrës

Ornela

 

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Një 52-vjeçar me G.H., është përplasur për vdekje në Sukth nga një mjet tip Toyota, me drejtues 47-vjeçarin me iniciale F.H.

“Në orët e para të mëngjesit,  në Sukth, Durrës, në aksin rrugor Tiranë – Durrës mjeti tip Toyata, me drejtues F.H., 47 vjeç, ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin G.H., 52 vjeç,”-njofton policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *