Përplaset për vdekje një shtetas në aksin Korçë – Pogradec

Saimir Lleshi

Një i moshuar ka humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Ngjarja u regjistrua në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të një pike karburanti, në Maliq, kur një automjet tip Benz ka goditur një të moshuar rreth të 70-ve, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

I moshuari humbi jetën në vend, pas përplasjes. Policia ka shoqëruar në komisariat shtetasin Tomor Çaushi, 50-vjeç, banues në Korçë, drejtues i mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon, për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *