Përplasi për vdekje 23-vjeçarin, zbulohet kush ishte biznesmeni në timon

Elena Tase

Pasditen e djeshme, rreth orës 18:50 ,në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit, në Armath, Manzë, në vendin e quajtur “Akullorja”, një 48 vjeçar ka përplasur një këmbësor, M.LL., 23 vjeç.

I riu është dërguar në spitalin e Traumës por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkaq, është mësuar edhe emri i drejtuesit të mjetit i cili rezulton jo pak i njohur për biznesin.

Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Artan Lushaj.

Lushaj është pronar i disa bizneseve import eksporti, si dhe pronar i Universitetit privat “ILYRIA” në Durrës.

Biznesmeni, i cili flitet se është edhe mik i familjes Berisha, është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme ndërsa mbetet për t’u parë nëse ai do konsiderohet apo jo fajtor për këtë aksident.

e.t./dita

 

Share This Article
6 Comments
  • Ka mbytur vetem njeri te ri ne rrufe, por qindra te rinj mbyt ne universitetin e tij duke i dhuruar letra te pavlerë ne vend te diplomave dhe duke i plaçkitur kinse po ju ep shkollë.

  • ……fajtor, cfare doni me, eshte laguar nga vendi ku ka aksidentuar per vdekje qytetarin.
    Vetem fajtori e ben nje veprim te tille, le te jete miku i kriminelit Sali, te vazhdoj hakmarrja sipas kanumit, po nuk beri gje drejtesia , pra ligji.

  • Po pse sipas jush eshte fajtor a priori? E pate dinamiken e ngjarjes? Mos ishit dhe ju te akullorja? Hajde gazetari hajde….

  • Patjeter fajin e ka patur viktima….ai nuk flet dot….aq me teper qe rasesi “rastesisht”qenka i kamur….

  • Ti paguaj families nje perqindje majore nga fitimet , pervec nje shperblimi te pernjehershem prej 150 mije eurosh.

  • O Montana…..veprimi i vrasesit ,pas ndodhjes se saj,denohet akoma me shume.
    Mos te rente ne pjese ne familjen tende,se pastaj e vlereson krimin sic duhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *