Përplasja BE-UK për Brexit; Juncker: Do pendoheni. Reagon Farage

Gazeta Dita
European Commission President Jean-Claude Juncker addresses the members of the European Parliament in Strasbourg, eastern France, to outline his reform plans for the European Union in the so-called State of the Union debate, Wednesday, Sept. 13, 2017. (ANSA/AP Photo/Jean-Francois Badias) [CopyrightNotice: Copyright 2017 The Associated Press. All rights reserved.]

Britania e Madhe shumë shpejt do të pendohet që zgjodhi të braktisë Bashkimin Evropian, ka deklaruar presidenti i KE, Jean Claude Juncker.

Në fjalimin e mbajtur në Parlamentin Europian, Juncker tha se “Brexit” do të jetë një moment “i trishtueshëm dhe tragjik” për Unionin, por 27 vendet anëtare do të ecin përpara. “Brexit nuk është e ardhmja e Europës. Nuk është as ekzistenca, as fundi i tij”, tha Juncker.

Por, duke folur në të njëjtin debat, ish-lideri i UKIP Nigel Farage deklaroi se, “BE nuk ka mësuar asgjë nga “Brexit” dhe po lëron si një makinë me avull”.

Në fjalimin e tij në Strasburg, Juncker propozoi mbajtjen e një samiti të BE-së një ditë pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar, më 30 mars 2019, në qytetin rumun Sibiu, për të caktuar të ardhmen e Bashkimit Europian.

Ai bëri thirrje për bashkëpunim ekonomik, reformimin e tregut të brendshëm, për më shumë mbështetje për shtetet jashtë Eurozonës në mënyrë që ato të përgatiten për të aderuar në përdorimin e monedhës së përbashkët, si dhe për më shumë koordinim në fushën e mbrojtjes.

Duke u ndalur pikërisht tek sfidat ekonomike dhe politike me të cilat kontinenti i vjetër është përballur në vitet e fundit, ai tha se, “era fryn në drejtimin e kundërt të lundrimit të Europës”.

Nga ana e tij Farage reagoi duke folur për “planet shqetësuese” të BE-së për të caktuar një president të vetëm të Unionit, një ministër Financash dhe një “ushtri të fuqishme në një Europë të militarizuar”.

“Ju nuk keni mësuar asgjë nga “Brexit”. Nëse ju do t’i kishit ofruar David Cameron konçesione, sidomos për emigracionin, më duhet të them se votimi për “Brexit” nuk do të kishte ndodhur kurrë”, tha Farage.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *