Përplasja fatale/ Aksident me vdekje në aksin Rubik-Rrëshen

entela

Një aksident tragjik i ka kushtuar jetën shoferit të një makine tip “Range Rover” në Rrugën e Kombit në aksin Rubik-Rrëshen.

Mësohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:20 ku një autobus është përplasur me mjetin “Range Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *