Përplasja, Fatmir Haklaj e Jaho Mulosmani bllokojnë brigadën “Mërgimi” të Bujar Bukoshit

anazapta

Speciale nga gazetari investigativ Artan Hoxha, Dosja ‘Tropoja’. Roli i Fatmir Haklajt në luftën e Kosovës. Pse u bllokua në Tropojë njësia (Brigada) ushtarake “Mërgimi” e Bujar Bukoshit. Si dhe nga u dërgua ngarkesa me armë në Kosovë dhe pse u largua nga Shqipëria komandanti i brigadës “Mërgimi” Koloneli Tahir Zemaj që u vra më pas. Misteri i vrasjes në Pejë të 6 pjesëtarëve të njësisë “Mërgimi” dhe akuzat për Ramush Haradinajn

 

Shkak i bllokimit të kalimit të ngarkesës me armë nga Tropoja në Kosovë, ishte fakti se ushtarët e Bukoshit akuzoheshin për grushtin e shtetit më 14 shtator në Tiranë. Pas këtij veprimi, 6 pjesëtarë të brigadës “Mërgimi” u rrëmbyen dhe u gjetën të vrarë në afërsi të Pejës. Kjo ngjarje përfundoi në gjykatën e Hagës dhe të dyshuar kryesorë u akuzuan Ramush Haradinaj dhe trupat e UÇK-së të drejtuara prej tij.

 

Vetëm pak ditë nga përfundimi i luftës së Kosovës Fatmir Haklaj u bë protagonist në një tjetër ngjarje. Këtë radhë ai dhe shefi i Rendit të Tropojës Jaho Mulosmani organizuan bllokimin dhe çarmatimin e njësisë ushtarake “Mërgimi”, e cila drejtohej nga Kolonel Tahir Zemaj. Kjo brigadë ishte pjesë e FARK-ut (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës), trupa të financuara nga qeveria në ekzil e kryeministrit Bujar Bukoshi. Kjo njësi ushtarake u tërhoq nga fronti i luftimeve në territorin e Kosovës në momentin që ushtria serbe nisi operacionin e koduar “Patkoi”. Më pas, pjesa më e madhe e trupave të Brigadës “Mërgimi” u vendosën në bazën kryesore të FARK-ut, pranë Mamurrasit. Shërbimi Informativ Shtetëror dhe qeveria Nano e akuzuan kryeministrin Bukoshi dhe drejtuesit e FARK-ut, se një pjesë të trupave që i kishin në Shqipëri, i përdorën gjatë trazirave të 14 shtatorit 1998 për të rrëzuar qeverinë e majtë dhe për të kthyer sërish në pushtet ish-presidentin Berisha. Duke qenë se trupat e FARK-ut dhe kryesisht brigada “Mërgimi”, shiheshin si kundërshtarë të UÇK-së që drejtohej nga Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, kthimi i tyre në Kosovë pas luftës cilësohej si një rrezik serioz për një konflikt të armatosur.

 

KOLONELI

Disa ditë pas përfundimit të luftës në Kosovë, më datë 19 qershor 1999, forcat speciale të policisë shqiptare shkuan në Mamurras dhe kërkuan nga drejtuesit e Brigadës “Mërgimi” që të largoheshin drejt Kosovës, duke lënë aty të gjitha armatimet e rënda, si raketat tokë-tokë dhe tokë-ajër, armë të artilerisë etj. Ish-komandanti i kësaj brigade, Koloneli i vrarë Tahir Zemaj në kujtimet e tij shkruan: “Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të palës serbe dhe forcave të NATO-s, brigada “Mërgimi” u nis për në Kosovë. Me Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë Luan Hajdaraga dhe me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes ramë dakord që një pjesë të armatimit t’ia linim në dispozicion Ushtrisë Shqiptare për çka, edhe ashtu u veprua, kurse pjesën tjetër kryesisht armët e lehta, t’i merrnim me vete”. Policia dhe Ushtria Shqiptare bën një marrëveshje me drejtuesit e FARK-ut që të shoqëronin me mjetet e tyre autokolonën e brigadës “Mërgimi” deri në kufi. Përpara se brigada të merrte rrugën e kthimit drejt Kosovës, më 20 qershor 1999, Tahir Zemaj e kishte nuhatur rrezikun që i kanosej dhe u nis drejt kryeqytetit të Maqedonisë, Shkup. Vendin e tij në krye të brigadës e zuri Fazli Rugova.

 

BLLOKIMI

Autokolona u shoqërua nga mjetet e policisë dhe Ushtrisë Shqiptare deri në Qafën e Malit edhe pse marrëveshja ishte se duhej të shoqërohej deri në kufirin me Kosovën. Në Qafë Mali, brigada e FARK-ut u orientua të hynte në Kosovë, jo nga Kukësi, por nëpërmjet Tropojës. Pas një udhëtimi të lodhshëm nëpër një rrugë tepër të vështirë, autokolona e FARK-ut u ndal në hyrje të qytetit Bajram Currit, pranë varrezave të dëshmorëve. Komandanti i grupeve të gatshme të Tropojës Fatmir Haklaj, Shefi i Rendit Jaho Mulosmani dhe Feriz Kërnaja, u kërkuan trupave të FARK-ut të linin armët e rënda aty dhe të ktheheshin pas. Në të kundërt, do të kishin pasoja të mëdha. Brigada “Mërgimi” qëndroi për orë të tëra e bllokuar në hyrje të Bajram Currit. Drejtuesit e FARK-ut dhe qeverisë Bukoshi tentuan të negocionin me autoritetet shtetërore në Tiranë, por askush nuk merrte përsipër të urdhëronte Fatmir Haklajn të lejonte kalimin drejt Kosovës. Ai deklaroi se nuk e njihte marrëveshjen e bërë mes drejtuesve të FARK-ut dhe qeverisë shqiptare dhe se nuk merrte urdhra nga Tirana. Haklaj i cilësonte trupat e Tahir Zemajt si tradhtarë të Kosovës dhe deklaroi se nuk do të lejonte që 250 trupa të armatosura të kalonin nëpërmjet Tropojës për t’u dalë pas shpine trupave të UÇK-së që kishin derdhur gjak për çlirimin e Kosovës. Kontaktet nga Tirana nuk ia kthyen mendjen Haklajt, i cili këmbëngulte se çlirimtarët e Kosovës ishin trupat e UÇK-së dhe jo të FARK-ut.

 

PASOJAT

Përfundimisht autokolona e brigadës “Mërgimi” nuk u lejua të hynte në Kosovë nga Tropoja, por u kthye pas në drejtim të Kukësit, duke ndjekur një rrugë edhe më të vështirë se ajo e Qafë Malit. Këtë radhë itinerari ishte Bajram Curri-Qafë Luzhë-Kam-Krumë-Kukës. Ajo që ndodhi në Tropojë bëri që trupat e FARK-ut të mos hynin në Kosovë si çlirimtarë, por si një njësi e çarmatosur. Kolonel Tahir Zemaj dhe qeveria e Bukoshit e akuzuan Policinë dhe Ushtrinë Shqiptare se i kishin prerë në besë për të favorizuar UÇK-në. Sipas tyre, autokolona e brigadës “Mërgimi” ishte lënë qëllimisht e pashoqëruar në Qafë Mali, dhe ishte orientuar të hynte në Kosovë jo nëpërmjet Kukësit, por nga Tropoja në mënyrë që të ndalej dhe çarmatosej nga Fatmir Haklaj dhe njerëzit e armatosur që drejtoheshin prej tij. Nuk është sqaruar kurrë nëse Fatmir Haklaj e kreu këtë veprim me kokë të vetë apo kishte ndonjë orientim të posaçëm nga Tirana. Fakt është se pas këtij veprimi, 6 pjesëtarë të brigadës “Mërgimi” u rrëmbyen dhe u gjetën të vrarë në afërsi të Pejës. Hetimi për këtë ngjarje përfundoi në gjykatën e Hagës dhe të dyshuar kryesorë ishin Ramush Haradinaj dhe trupat e UÇK-së të drejtuara prej tij.

 

(Fund)

 

 

“Dosja Tropoja”, zinxhiri i vrasjeve

22 qershor 1997

Fatmir Haklaj i shpëton një prite të organizuar në afërsi të Milotit. Në këtë pritë u vra djali i xhaxhait të Fatmirit, Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në Skrapar dhe efektivi i Gardës Ibrahim Rustemi. Fatmir Haklaj dhe Agron Gjyriçi shpëtuan, pasi Haklaj vrau njërin nga autorët e pritës.

5 janar 1998

Vritet në një pritë në Qafën e Luzhës, vëllai i Fatmir Haklajt, Shkëlqim Haklaj dhe kunati i tij, Artur Demiri teksa ishin duke u kthyer nga Hasi. Nga zjarri i armëve të autorëve të pritës ka shpëtuar polici i komisariatit të Bajram Currit Avdi Buçpapa.

6 janar 1998

Vriten në një pritë në afërsi të fshatit Cernicë të Tropojës, ish-nëndrejtori i doganave, Avdyl Matoshi, ish-punonjësi i SHIK-ut Gjin Kolbuçaj dhe mësuesi Naim Dizdari. Viktimat udhëtonin nga Luzha drejt Bajram Currit. Për këtë ngjarje u akuzua Fatmir Haklaj.

9 janar 1998

Vritet në ambientet e brendëshme të komisariatit të Bajram Currit shefi i policisë së kufirit, Shaqir Hoxha. Vrasja u krye nga shefi i komisariatit të Tropojës, Fatmir Haklaj, në shenjë hakmarrje për vrasjen e të vëllait dhe kunatit në Qafën e Luzhës.

9 maj 1998

Vritet pranë fshatit Miliskajë shefi i logjistikës i UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku nga Tropoja Hazir Mala. Ata po udhëtonin me një kamion me armë drejt Bajram Currit, kur ranë në pritë. Një nga autorët, Agim Demiri u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit.

12 shtator 1998

Fatmir Haklaj vret gjatë një atentati pranë selisë së PD-së në Tiranë, deputetin e Partisë Demokratike Azem Hajdari dhe truprojën e tij, Besim Çera. Truproja tjetër Zenel Neza mbetet i plagosur. Gjatë zjarrit Haklaj vrau gabimisht dhe Naim Çangun.

6 maj 1999

Fatmir Haklaj ishte objektivi i një atentati me mina të telekomanduara në vendin e quajtur Varret e Shalës. Nga shpërthimi i eksplozivit u vra nipi i Haklajve, Eduart Haklaj, ndërsa Fatmir Haklaj, Sami Kërnaja dhe Shpëtim Gjyriçi mbetën të plagosur duke i mbijetuar vdekjes.

4 gusht 1999

Gjatë një atentati me mina të telekomanduara në vendin e quajtur Brinja e Cërnicës u vranë Halil Haklaj dhe Feriz Kërnaja. Ndërsa Fatmir Haklaj, Fatmir Daka dhe një polic tjetër i komisariatit të Bajram Currit, mbetën të plagosur nga aktivizimi i katër nga një grup personash të panjohur.

4 nëntor 1999

Në një pritë të organizuar në fshatin Bujan, 100 metra nga kulla e Sali Mulosmanit, mbetën të vrarë Fatmir Haklaj dhe Sami Kërnaja, ndërsa Jaho Mulosmani u plagos me dy plumba, por i mbijetoi vdekjes. Autorët dyshohet të kenë qenë pesë persona mes tyre dy efektivë të forcave speciale.

12 qershor 2000

Salih Mulosmani u vra me breshëri Kallashnikovi përpara karburantit të Bujanit. Vrasësit dyshohet se ishin tre persona dhe udhëtonin me një veturë tip “Opel” me ngjyrë të kuqe, që e dogjën pak orë më vonë. Në vendngjarje u plagos dhe një i ri, kushëri i viktimës, që punonte në karburant.

13 shtator 2000

Një komando me njerëz të armatosur sulmon për herë të parë kullën e fortifikuar të Haklajve në Kërnajë. Objektivi ishte goditja me snajper e Hamdi Haklajt, por atentati dështoi për shkak se qitësi nuk mund ti afrohej shumë kullës, në të kundërt mund të vritej nga rojet e saj gjatë tërheqjes…

28 mars 2001

Sulmohet me snajper dhe mitraloz të lehtë kulla e Haklajve. Objektivi i komandos ishte eliminimi fizik me snajper në distancë i Hamdi Haklajt. Sulmi dështoi pasi Haklajt nuk u kapën në gjumë, madje ata reaguan ashpër duke shkëmbyer zjarr për afro 30 minuta.

6 maj 2001

Trupat RENEA arrestojnë në Bajram Curri, Jaho Mulosmanin, i akuzuar për vrasjen e deputetit Hajdari. Në të vërtetë Jaho bëri një marrëveshje me shtetin, pranoi të dorëzohej për të shpëtuar jetën e familjes sëë tij që kërcënohej të zhdukej fizikisht nga kundërshtarët.

Share This Article
9 Comments
  • Del qarte grushti i shtetit i14 shtatorit v. 1998 i organizuar nga Sali Berisha dhe trimat e Bujar Bukoshit. Qartesohet roli i brigades “Mergimi ” se kush ishin dhe cfare perfaqesonin. Po keta persona kane, qe ne vitin 2009 e ne vazhdim ku me bekimin e Saliut vijne dhe votojne ne Shqiperi, duke krijuar edhe trazira dhe pasiguri ne zgjedhje. Vetem kaq mjafton per te arrestuar dhe per t’i bere gjyqin Sali Kriminelit. Po t’i permemndim Saliut furnizimin me karburant Serbise per te vene ne pune makinen luftarake per vrasjen e luftetareve te UCK, burgosjen e Adem Jasharit, Hashim Thacit e te tjere, si dhe debimin e luftetareve te UCK nga Shqiperia dhe denoncimin me emera tek Miloshevici, takimi me Arkandin,mosnjohjen e UCK duke e etiketuar njesoj si serbi, bande terrorriste, thirrja per te mos shkuar ne Rambuje etj poshtersi, i bie qe Saliu te denohet me vdekje, me varje ne litar me shume se 5 here. Shpeton sepse eshte hequr denimi me vdekje.Keto denime vetem per bemat qe kane lidhje me Kosoven se per poshtersite ne Shqiperi me krimet dhe vjedhjet qe jane te panumerta perbejne nje “histori” tjeter .

  • More po si ata si keta kriminela e bandite, mire qe jane shfarosur mes tyre, rrace e ndyre shpellaresh, ptuuuuu

  • Keto vrasje makabre duhet te hetohen nga themeli si e vetmja alternative per te qetesusr zemerat e trazuara rende te trop[ojaneve te mire.

  • Ketu shihet qe Nano,Fatos Klosi,dhe nomenklatura komuniste nuk e kishte qellim ndihmen e Kosoves por pengimin e luftes,shitjen e kallashnikoveve kinez UÇK-se,bllokimi i armatimit te rende dhe te sofistikuar te Fark-ut,nepermes strukturave kriminale te Tropojes dhe bashkepunimit me sherbimin sekret serb -UDBA.

    • Sefero, me duket se ti nuk di as te lexosh shqip, thuhet qarte “pak dite pas perufundimit te luftes”, me duket se gjithshtu po ngaterron Tosin me Salen per bashkpunim me UDB dhe klanin e Zemunit. Hajt te fala shefit!!!!

  • FAMILJA HAKLAJ DUHET BEKUAR SE NUK PERKRAHEN QE TE MBLIDHTE REZERVISTE NE TROPOJE DHE TE NDIHMONIN ”DULLEN E RI” QE TE ”SHTYPTE” REVOLTAT NE JUGUN E SHQIPERISE ….PASTAJ FILLOI STILIN PERCA E SUNDO …DUKE VRARE E DUKE U FSHEHUR …DUKE PASUR EDHE NJEREZIT E ”FARK.” NE SHQIPERI BENTE SI TE DONTE U.D.B ja …TRASHEGIMTARI I HOXHES I VURI FLAKEN SHQIPERISE DUKE U FSHEHUR NEN EMRIN E PARTISE DEMOKRATIKE…EDHE UCKse JA KA PASE ME HILE …I PAGUAR NGA U.D.B…..ca FATI QE PATEM 23 VJET VETEM VRASJE …PER PUSHTET DHE PARA

  • FAMILJA HAKLAJ DUHET BEKUAR SE NUK PERKRAHEN QE TE MBLIDHTE REZERVISTE NE TROPOJE DHE TE NDIHMONIN ”DULLEN E RI” QE TE ”SHTYPTE” REVOLTAT NE JUGUN E SHQIPERISE ….PASTAJ FILLOI STILIN PERCA E SUNDO …DUKE VRARE E DUKE U FSHEHUR …DUKE PASUR EDHE NJEREZIT E ”FARK.” NE SHQIPERI BENTE SI TE DONTE U.D.B ja …TRASHEGIMTARI I HOXHES I VURI FLAKEN SHQIPERISE DUKE U FSHEHUR NEN EMRIN E PARTISE DEMOKRATIKE…EDHE UCKse JA KA PASE ME HILE …I PAGUAR NGA U.D.B…..ca FATI QE PATEM 23 VJET VETEM VRASJE …PER PUSHTET DHE PARA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *