Përplasja me artistët, Basha-Ramës: Tërhiqu nga kulla që kërkon të ndërtosh te Teatri

DITA Online

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është deklaruar sot në krah të artistëve në mbrojtje të dinjitetit të tyre dhe kauzës, sipas tij, tërësisht të drejtë për godinën e Teatrit Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat, Basha i ka bërë paralajmërim kryeministrit Rama, duke i kërkuar të tërhiqet sa më shpejt nga “plani ogurzi për ndërtimin e kullës te teatri”.

“Teatri nuk janë tullat, teatri janë artistët, është Ndrenika dhe kolegët e tij. Paralajmëroj Ramën që ka 20 vjet që planifikon të ndërtojë kullë te Teatri Kombëtar, e paralajmëroj të tërhiqet nga plani ogurzi, asnjë veprim nuk mund të kryhet pa vendosur më parë artistët”- tha Basha.

Më tej Basha tha se Rama po përpiqet të bëjë sovjetizimin e teatrit, përmes bordeve të kota që zgjidhen nga ministri. “Artistë do të jenë ata që do të zgjedhin gjithçka, drejtuesit e tyre dhe shpenzimin e të ardhurave. Duhet një decentralizmin dhe dhënie e pushtetit të plotë për vendimmarrjet e tyre”, u shpreh ai.

a.s/dita

Share This Article
4 Comments
  • Po te afrohet.dita.Lulush qe te provosh te kapesh sapunin prandaj je me nevra. ,,,,,,,,po cdel me o I zi se u degjenerove komplet…….

  • ore tyt, brockullat e tua do durojme cdo dite, qenka ogurzi kulla dhe nuk eshte bulevardi 21 janarit! Or tyt qe vjen nga Hollanda dhe do te behen gjerat si do ti qe je ne opoziten me te pjerdhur qe ka ekzistuar. Rri dhe prit drejtesine dhe po dole lare, atehere shiko mos fiton vota dhe te besh ti teatro pastaj. E kur flisni ju plehrat qe dogjet dhe bunkerin ne qender… eh cna u poftisen haxhiqamilsat

  • Me parat e papaguara (,tatimin,)e kompanis “Belair”ku ti ishe drejtorapo aksioneri kryesor dhe qe ti e falimentove per te mos paguar detyrimet , do te ndertohet teatri dhe do te perfundojne punimet ne rrugen e kombit ku ti grabite fondet dhe le te pa perfunduar rrugen qe eshte bere vendi ku kane gjetur vdekjen qindra njerez!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *