Përplasja me Putinin, NYT: Shefi i Kremlinit s’është njoftuar për humbjet në Ukrainë

J L

Tensionet po rriten mes presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Kjo, për faktin se shefi i Kremlinit nuk është njoftuar për humbjet reale të Forcave të Armatosura ruse në Ukrainë.

Lajmin e publikon prestigjiozja amerikane “New York Times”, e cila citon burime në inteligjencën amerikane.

Vetë botimi dyshon nëse është e vërtetë që Putini nuk është plotësisht i informuar për rrjedhën e luftimeve.

Shtëpia e Bardhë theksoi se këshilltarët e presidentit rus po e keqinformojnë atë, duke heshtur për dështimin e ofensivës dhe pasojat reale të sanksioneve perëndimore.

Gazetarët amerikanë sugjerojnë se bombardimi i Chernihiv-it pas deklaratave të Rusisë për tërheqjen e supozuar të trupave “dëshmojnë gjithashtu çakordimin në mesazhet e Kremlinit”.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *