Përplasja me Ramën, Vuçiç ankohet te ambasadorët për deklaratën

Dita

Menjëherë pas largimit të Kryeministrit Edi Rama nga territori serb, homologu i tij serb Vuçiç ka thërritur urgjentisht ambasadorët për t’u ankuar në lidhje me deklaratën e Ramës për pavarësinë e Kosovës.

Duke e cilësuar një provokim deklaratën e shefit të qeverisë shqiptare, Vuçiç  ka thirrur në një takim ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Britanisë, Francës, Italisë dhe Bashkimit Europian për t’u shpjeguar incidentin e provokuar sipas tij nga ana e Kryeministrit shqiptar.

Shqetësimi i Vuçiç është thyerja e protokollit, që sipas tij, Kryeministri shqiptar bëri duke përmendur çështjen e Kosovës në konferencë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *