Përplasja Merkel-Macron, si do të përzgjidhet presidenti i ri i KE?

J L

Përpara samitit ku do të diskutohen rezultatet e zgjedhjeve të Parlamentit Europian, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe shefi i Elizesë, Emmanuel Macron, kanë pasur një përplasje.

Shkak është bërë mënyra e përzgjedhjes së Presidentit të ri të Komisionit Europian.

Kreu i shtetit francez këmbëngul që procesi të mos jetë automatik. Merkel, nga ana tjetër, e bëri të qartë se Gjermania vazhdon të favorizojë zgjedhjen e kandidatit kryesor nga partia fituese e zgjedhjeve të së dielës.

Krerët e bllokut europian pritet të mblidhen në Bruksel për të folur mbi votimet në të gjithë BE-në, por edhe për caktimin e drejtuesve të rinj të institucioneve të Bashkimit Europian.

Kancelarja gjermane këmbëngul që krerët e BE-së t’i marrin këto vendime sa më shpejt.

Ai që mbështesin aleanca konservatore CDU/CSU dhe partneri i saj i koalicionit qeverisës SPD është procesi “Spitzenkandidat”, sipas të cilit kandidati i përzgjedhur nga partia fituese votohet në PE si presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *