Pas shembjes nga IKMT, të bazamentit ku do të vendosej busti i Skënderbeut, ka reaguar Ministria e Kulturës. Në reagimin e saj Ministria sqaron se vendosja e bustit është bërë nga Bashkia Lezhë pa leje, dhe për këtë arsye u morën masa për pezullimin e punimeve.
Sipas ministrisë, leja për vendosjen e bustit të Heroit Kombëtar, nuk u bë për arsye se dokumentacionet e paraqitura nga Bashkia Lezhë kishin mangësira. Në reagimin e saj, ministria bën thirrje për ndalim të punimeve, ndërsa shton se projekti për vendosjen e shtatores të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut në sheshin “Gjergj Fishta”, Lezhë, parashikohet të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Restaurimit dhe Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.
Reagimi i Ministrisë:
Në lidhje me ndërhyrjet në sheshin “Gjergj Fishta” në Bashkinë Lezhë, Ministria e Kulturës Ju bën me dije se:
Me datë 19.02.2019 Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër konstatoi kryerjen e punimeve pa leje nga ana e Bashkisë Lezhë në sheshin “Gjergj Fishta” dhe mori masat për pezullimin e çdo punimi deri në marrjen e miratimit pranë instancave përkatëse.
Sheshi “Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës ndodhet brenda zonifikimit arkeologjik, zona “A”, sipas Vendimit e Këshillit të Ministrave Nr. 728, datë 01.09.2010 “Për shpalljen e zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Lezhës dhe miratimin e rregullores së administrimit”, për këtë arsye Instituti i Monumenteve të Kulturës kërkoi nga Bashkia Lezhë dorëzimin e projektit për shqyrtim.
Projekti “Vendosja e shtatores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut”, në sheshin “Gjergj Fishta”, u dorëzua me mangësi nga Bashkia Lezhë me datë 26.02.2019 si dhe me datë 27.02.2019.
Duke vlerësuar situatën Instituti i Monumenteve të Kulturës i drejtohet Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit me datë 27.02.2019 për pezullimin e punimeve dhe marrjen e masave të menjëhershme për prishjen e punimeve të kryera në kundërshtim me ligjin nga Bashkia Lezhë dhe kthimin e territorit në gjendjen e mëparshme.
Aktualisht, projekti për vendosjen e shtatores të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut në sheshin “Gjergj Fishta”, Lezhë, parashikohet të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Restaurimit dhe Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.
l.h/ dita

Dhe kerkoni qe ceshtjet duhet te zgjidhen me mareveshje. E ku te lini ju te arrihet marreveshje.Ju kerkoni qe per cdo gje te vendosni ju dhe jo vetem kaq por te quhet ideja juaj.
Edhe per Skenderbeun po ziheni o plehra?
Ore, Lezha ka qene e venedikut deri me 1480.
Cfare jane keto perralla me mbret??!!!
Shqipkaret vetem nje gje i sjell ne isllah ! Kopaçja.
Ai i ziu qe iku e beqirat e shajne edhe tani pas 40 vjeteve, e njihte mire kete lloj kafshe
O te nderuar “Gazetare” kur do te mesoni se cfhar eshte bust dhe chare eshte shtatore. Mesoni ore shqip.Keto jane gabime elementare
Ku eshte e shkruar qe Jeorgios Kastriotis Epirote ishte Orthodhojs u “be” myslimane dhe pastaj u be katolike!
Ore,po kaq te degjeneruar dhe pa karakter e konsideroni ju “Heroin” tuaj?
“Historiani” Pellumb Xhufi dhe jo vetem ai duhet te denohet per keto mashtrime.
Vete Marin Barletti e ka thene qe Ne jemi Epirote dhe Kastriotis eshte Prijesi I Epirit.
Per ne qe nuk u Islamizuam apo u Evropianizuam,Kastrioti eshte Heroi yne dhe mashtrimet se gjoja u be katolike dhe pallavra te tjera qe degjenerojne kombin e Lashte te Zeusit eshte turpi me I Madh.
Vete Kastriotis (Kastro shqip Kala) e ka deklaruar qe ne jemi bijte e Zeusit,ashtu edhe Megas Aleksandros.
Kur ju “pretendoni” qe kini “Heroin” tuaj Kastriotin,atehere pse mohoni Identitetin dhe Kombin e Tij te Epirit por ju quajten Fuqite e Medha me emrin Albani ne marreveshje me Turqine?
Lojerat Olimpike per nder te Perendive te Kastriotit jane Nderi I madh per Greqine,Ilyrine,Epirin.
Ju jini thjesht nje State servil qe vendosni mbi Patriotet e vertete nje misionare si Tereza me intetesa politike qe nuk ka lidhje ne historine tone,qe po te qe e bukur do e perdhunonin prifterrinjte e Papes.
Faktet jane nje arme e dobishme per nje komb si I yni,por duhet llogjike dhe gjak te nderosh historine.