Në Prishtinë janë duke u zhvilluar takime intensive për heqjen e taksës ndaj Serbisë. Kështu sot pasdite në orën 18:30 përfundoi takimi i thirrur në Presidencë nga Hashim Thaçi dhe ku morën pjesë Kryeministri Ramush Haradinaj si dhe Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Kadri Veseli, Shpend Ahmeti. Në takim ishte edhe ambasadori francez, Didier Chabert. Ndërsa më herët gjatë ditës janë zhvilluar takime të njëpasnjëshme dhe me ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, Kosnett. Duhet theksuar se është pikërisht ambasadori Philip Kosnett që insiston dhe kërkon vazhdimisht pezullimin e taksës 100 për qind ndaj Serbisë. Pasi kanë dalë nga selia e Presidencës asnjë prej liderve politikë nuk është prononcuar për mediat.
Telefonata e Thaçit me John Bolt
Ndërkaq Presidenti Thaçi prej disa kohësh kërkon heqjen e taksës, pasi sipas tij po dëmtohen raportet me SHBA-në.
Pasditen e sotme, përmes një statusi në facebook ai bën të ditur se ka patur bisedë me zyrtarin e lartë amerikan, John Bolton.
“Këtë pasdite kisha një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton. Ne biseduam për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për partneritetin e përhershëm në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Ambasadorin Bolton e sigurova se Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar Presidenti Trump. Ne jemi të bindur se dialogu do të fillojë së shpejti dhe do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB”.
Duke se këtë kërkesë të SHBA-ve Thaçi ia ka paraqitur në takim liderve politikë, por deri më tani nuk dihet nëse ka arritur dakordësinë me Haradinajn për heqjen e taksës ndaj Serbisë
v.l/ Dita
PS: Në foto lideret politik duke dale nga Presidenca pasditen e sotme

Te mesojne politika e shteteve.
Tolerimet nuk jane pozitive.E ne vecanti rasti konkret qe ka vendos me shume bindje z.Haradinaj,nuk duhet toleruar ne asnji menyre dhe lloj kushti qe bie me humbje Kosova.
Pse tolerimet nuk jane fort pozitive.Sepse do arrijne deri ne nji pike,apo cak qe nuk mund te tolerosh ma dhe ky moment do te sjelli goditje deri me perdorim armesh.Mandej vjen konkretisht momenti kohe qe pendohesh per tolerimet e kryera.
Ndaj duhet matur fort e bukurmire te bash nji hap drejte tolerimit.
Mbi keto sa komentova Ramush Haradinaj asht burre shtetit qe karakterizohet me patriotizmin atdhetar si burrat e hershem qe na lane trashigim gjuhen trollin,zakonet,traditat ma te vyera dhe patriotizmin.
Jo,ja cfare kerkon lobi serb nga kosova
Ka nje dallim ketu..
Keto jane pordhat e Tacit ..si athere kur nuk donte te firmoste Rambujene …….