Përplasja Rama-Meta, Shehi: Luftë me fishekë manovër

DITA Online

Për Dashamir Shehin, lufta që ka nisur mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Ilir Meta pas mosdekretimit të Gent Cakajt nuk është e sinqertë. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma, Shehi tha se kjo është një betejë me plumba manovër.

Ajo lufta me presidentin asnjëherë nuk më ka pëlqyer dhe kam pasur dyshimin që nuk është fort e sinqertë, nga asnjëra palë. I kam vënë dhe emrin dhe kam thënë që kjo është luftë me fishekë manovre. Po ti vëmë në një peshore unë do peshoja nga krahu i presidentit, për ti dhënë edhe prestigj shtetit. Por fatkeqësisht betejat janë beteja me fishekë manovre. Plumba ska, të vdekur nga kjo lloj situatë është vetëm interesi i Shqipërisë“, tha Shehi.

Sa i përket vendimit të Ramës, për të deleguar kompetencat e ministrit të Jashtëm, tek zv/ministri Gent Cakaj, Shehi tha se kjo u bë në mënyrë arbitrare nga ana e kryeministrit.  Duke qenë se Shqipëria ka përpara çështje të rëndësishme me integrimin, ai tha se do ishte më e hijshme që këtë post ta mbante vetë Rama.

Unë e di, që atij djaloshit të Kosovës jo vetëm që nuk i ka deleguar asnjë pushtet, ai hoqi dhe pushtetin që kishte në fakt ministria e Jashtme, për hir të traditës, të negociatave që mirë apo keq do ti bënte ministri i Jashtëm. Unë mendova që ky njeri shkoi për të marrë përgjegjësitë e veta. Ky ja delegoi atij në mënyrë arbitrare, duke u tallur  me ministrinë e Jashtme, se në fakt urdhrat do ti japë ky“, tha Dashamir Shehi.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *