Dy përplasjet e fundit, në zyrat e FRD-së pak ditë më parë në Tiranë dhe në Ditën e Verës në Elbasan, Presidenti Ilir Meta i ka ligjëruar duke i dërguar një letër Kuvendit të Shqipërisë dhe KQZ-së, ku i vendos në dijeni për versionin e tij të ngjarjeve dhe akuzon shumicën socialiste për provokim dhe minim të procesit zgjedhor të 25 prillit.
“Situata politike parazgjedhore dhe klima e besimit ndërmjet forcave politike garuese në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit është cenuar rëndë.
Selia e Frymës së Re Demokratike u sulmua dhunshëm nga strukturat dhe kryetari i Bashkisë Tiranë” thotë Presidenti ndër të tjera në letër. Kreu i shtetit shton se zyrat e FRD-së u vendosën në shënjestër pasi kjo parti firmosi marrëveshjen me opozitën për të hyrë në zgjedhje.
Gjithashtu në letër, Ilir Meta përmend edhe incidentin në Elbasan, përplasjen mes militantëve të PS-PD në momentin që Lulzim Basha dhe Edi Rama ishin në të njëjtin orar në këtë qytet për Ditën e Verës./abcnews.al
o.j/dita

“Presidenti”pasi nxit konflikte , fajson qeverine per prishje te “Minimin e zgjedhjeve”