Përplasje kryesuesish, javë deçizive për titullin

Dita
FUTBOLL SKENDERBEU KUKESI - Ndeshja e futbollit, Skenderbeu-Kukesi, 1-3, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Skenderbeu, ne Korce.

Java 32-të e Kategorisë Superiore mund të thotë shumë përsa i përket garës për titull. Përplasjet që rezervon kalendari i kësaj jave shihet si deçiziv në fatet e sezonit. Në “Zeqir Ymeri”, Kukësi pret Skënderbeun teksa në “Qemal Stafa”, Tirana pret Laçin. Skuadrat edhe pse shohin për ndeshjen që do të luajnë në fushë një vëmendje e çojnë edhe tek kundërshtari, sidomos Tirana, por jo më pak edhe Partizani që luan një ditë më parë sfidën me Teutën.

Në rast se Skënderbeu triumfon në Kukës atëherë trofeu mund të marrë udhën për në drejtim të Korçës, për të vendosur rekordin e 5 titujve kampion radhazi. Por llogaritë mund të prishen dhe të dhurojnë një fund kampionati për ata me zemër të fortë. Kështu në rast të një suksesi të Kukësit ndaj kampionëve rruga drejt titullit për verilindorët duket më e thjeshtë duke parë që kalendari në ndeshjet e mbetura është i favorshëm për ta, madje dhe një sfidë direkte që mbetet më pas atë me Tiranën e luan në shtëpi.

Ndërkohë, në rast të një humbjeje situata për Skënderbeun përkeqësohet, pasi do të ketë një tjetër transfertë të vështirë në javët në vijim, atë me Tiranën në “Qemal Stafa”. Pikërisht Tirana mund të shohë t’i ndizen shpresat në rast se Kukësi ndal kampionët dhe bardheblutë bëjnë detyrën ndaj Laçit.

Në një kombinim të tillë klasifikimi pas javës së 32-të do të shihte tre skuadra në krye me 66 pikë, dhe nëse Partizani do të fitojë me Teutën do të jetë aty pas treshes së kreut me 63 pikë, plotësisht në garën për titull, kur dihet që ka derbin për të luajtur. Kjo është një llogaritje paraprake, por shumë e realizueshme, duke parë atë çfarë ka dhuruar ky sezon, dhe nëse diçka e tillë ndodh atëherë javët e fundit do të jenë me të vërtetë një ciklon në garën për titullin kampion.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *