Përplasje më armë në Elbasan, plagoset 22-vjeçari

Leda Hysa

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e djeshme. Bëhet e ditur se dy makina në lëvizje e sipër kanë hapur zjarr ndaj njëra tjetrës. Dyshohet së në dy makinat ka patur disa persona të armatosur.

Si pasojë e breshërive të plumbave i plagosur ka mbetur një 22 vjeçar, K.P. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur ‘Kongresi i Elbasanit’.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *