Dështon atentati në Vlorë, plagoset kalimtari

Ornela

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Lungomare. Policia e Vlorës njofton paraprakisht se ka pasur katër të shtëna armësh dhe autorët kanë qëlluar nga një makinë, në drejtim të një lokali.

I dëmtuari është Dajko Cenodemaj, një kalimtar i rastit pranë lokalit, kurse shënjestra e autorëve ka qenë duke pirë kafe.

Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe në pak minuta më vonë policia gjeti një makinë të djegur në Babicë të Vlorës.

Në shëtitoren mjaft të frekuentuar nga qytetarët e Vlorës, është përhapur panik dhe ishin banorët ata që njoftuan policinë.

Burime nga Spitali rajonal i Vlorës bëjnë të ditura se  plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Behuni serioze, Thano, se keni kohe qe keni pesuar pak lajthitje dhe devijuar rrugen e zotit; Po ta shkruaj dhe nje here shprehjen me larte: “I demtuari eshte Dajko Canodemaj, nje kalimtar i rastit prane lokalit, kurse shenjestra e autoreve ka qene duke pire kafe…”Une per vete nuk e keptoj fare kete shprehje, ose jam i trashe. Si e degjova direkt ne Tv ate Dajkon tha se po pinim kafe dhe kur shikuam perplasjen me arme, u futem brenda ne lokal me vrap dhe pashe kemben qe me rridhte gjak….E pra, do flasim shqip apo do shkruajme vetem me germa latine?! A keni ndonje pergjegjesi per gjuhen dhe shprehjet shqip?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *