Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: FOTO & DETAJE / Tre të vrarë në Tiranë: Kush janë autorët, viktimat, motivet dhe pistat e hetimit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > FOTO & DETAJE / Tre të vrarë në Tiranë: Kush janë autorët, viktimat, motivet dhe pistat e hetimit
AktualitetLajme FlashLajmi i fundit

FOTO & DETAJE / Tre të vrarë në Tiranë: Kush janë autorët, viktimat, motivet dhe pistat e hetimit

Dita
Published May 27, 2015
Share
VRITEN TRE PERSONA NE TIRANE - Forca te policise, duke kqyrur vendin e ngjarjes prane bulevardit Zogu i Pare, ku mbeten te vrare 3 persona, Mentor Lufi, Gerti Goxha dhe Besnik Sulku, pasi jane qelluar per vdekje nga disa persona te paidentifikuar./r/n/r/nKILLED 3 PERSONS IN TIRANA - Police force, at the crime scene at the First Bird Boulevard, where three people were killed,Mentor Lufi, Gerti Goxha and Besnik Sulku, after being shot dead by some unidentified persons.
SHARE

PËRDITËSIM: Luftë me 3 të vrarë në mes të Tiranës, në ditën më të mbipopulluar me policë për shkak të vizitës së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç.

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën rreth orës 19:20 përballë Fakultetit të Shkencave, ndërsa policia ka kryer arrestimin në kohë rekord të autorëve të dyshuar.

I plagosur mbeti edhe një shtetas italian, që dyshohet se shoqëronte atentatorin kryesor që nisi betejën e përgjakshme.

Viktimat fillestare janë Mentor Lufi (Doçi), 37 vjeç dhe miku i tij Gerti Goxhaj, 34 vjeç.

Pak minuta më pas mbeti i vrarë vrasësi i tyre Besnik Sulku, 37 vjeç. Ky u vra nga i arrestuari Markeljan Doçi, 25 vjeç, që është edhe nipi i viktimës Mentor Lufi (Doçi).

I ndaluari ka plagosur dhe përplasur me makinë edhe italianin Salvatore Lettizia, që ka qëlluar Lufin e Goxhajn bashkë me Sulkun.

Forca te policise, duke kqyrur vendin e ngjarjes prane bulevardit Zogu i Pare, ku mbeten te vrare 3 persona, Mentor Lufi, Gerti Goxha dhe Besnik Sulku, pasi jane qelluar per vdekje nga disa persona te paidentifikuar./r/n/r/nPolice force, at  the crime scene at the First Bird Boulevard, where three people were killed,Mentor Lufi, Gerti Goxha and Besnik Sulku, after being shot dead by some unidentified persons.
Forca te policise, duke kqyrur vendin e ngjarjes prane bulevardit Zogu i Pare, ku mbeten te vrare 3 persona, Mentor Lufi, Gerti Goxha dhe Besnik Sulku, pasi jane qelluar per vdekje nga disa persona te paidentifikuar

Policia tha se pista kryesore është hakmarrja për shkak të një plagosje të ndodhur disa muaj më parë në kryeqytet që pasoi një vrasje jashtë vendit.

Konflikti mendohet të ketë ardhur për prishje të pazareve të drogës.

Viktimat mësohet se janë me precedentë të mëparshëm penalë dhe të gjithë me origjinë nga zona e Dibrës, Burrel dhe Bulqizë.

Mekanizmi i ngjarjes

Pasditen e se merkures, Mentor Lufi (Doçi) dhe shoku i tij Gerti Hoxha, janë ulur së bashku në një lokal përballë Fakultetit, në krahun e Maternitetit, në bulevardin “Zogu i Parë”.

Aty pranë ka qenë nipi i Lufit, Markeljani dhe miqtë e tij, që e ruanin për shkak të konflikteve të vjetra që kishte xhaxhai i tij.

Sipaa një rindërtimi të parë të ngjarjes nga policia, Hoxha dhe Lufi kanë dalë nga lokali së bashku rreth orës 19 e 40 dhe janë qëlluar fillimisht nga Besnik Sulku dhe italiani që e shoqëronte.

1

Goxhaj ka ndërruar jetë në vend, kurse Lufi ka vdekur në Spitalin e Traumës pas pak minutash nga momenti që u dërgua.

Hakmarrja e çastit

Besnik Sulku dhe italiani janë përpjekur të largohen nga vendngjarja. Markeljan Doçi, nipi i Mentorit, pasi ka parë se po qëllohej ndaj xhaxhait, ka dalë nga vendi bashkë me Klevis Doçin, të afërmin e tij dhe shokët e tjerë dhe ka qëlluar mbi Sulkun.

2

Ky i fundit është përpjekur të largohet në drejtim të Fakultetit të Shkencave, por nuk ia ka dalë dot. Më tej Doçi ka përplqsur me makinë edhe italianin Salvatore Letizzia.

Edhe Sulku sipas policisë ka vdekur në vend, kurse italiani u dërgua në spital për mjekim.

Arrestimi në kohë rekord

Pasi ka përplasur italianin në përpjekje për ta vrarë Doçi ka tentuar të largohet. Patrullat e policisë arritën ta arrestonin vetëm në 5 minuta distancë kohore nga ngjarja. Po kështu janë shoqëruar edhe Klevis Doçin dhe 3 persona të tjerë që ndërkohë dërguan Mentor Lufin (Doçin) në spital të plagosur rëndë, që gjithsesi nuk arriti të mbijetonte. 

Forca te policise, duke kqyrur vendin e ngjarjes prane bulevardit Zogu i Pare, ku mbeten te vrare 3 persona, Mentor Lufi, Gerti Goxha dhe Besnik Sulku, pasi jane qelluar per vdekje nga disa persona te paidentifikuar./r/n/r/nPolice force, at  the crime scene at the First Bird Boulevard, where three people were killed,Mentor Lufi, Gerti Goxha and Besnik Sulku, after being shot dead by some unidentified persons.
Forca te policise, duke kqyrur vendin e ngjarjes prane bulevardit Zogu i Pare, ku mbeten te vrare 3 persona, Mentor Lufi, Gerti Goxha dhe Besnik Sulku, pasi jane qelluar per vdekje nga disa persona te paidentifikuar.

Shtetasi italian fillimisht ka mohuar përfshirjen në krim por atij i është gjendur me vete një foto e viktimës Fufi. Kurse i arrestuari Markeljan ka pranuar krimin.

 Nipi ruante Lufin

Burime të policisë thanë se Markeljan Doçi, i arrestuar, nuk ndodhej rastësisht në vendngjarje. Ai ka qenë së bashku me Klevisin, duke ruajtur Mentor Lufin (Doçin), pasi ishin nipat e tij. Për shkak të konflikteve të mëparshme, Lufi ruhej nga sulmet.

4

Në dhjetor 2014 ai është plagosur me armë tek lokali i viktimës tjetër Gerti Goxha dhe prej asaj kohe ruhej nga nipërit e tij dhe miqtë.

Edhe dje Markeljani ka qenë në distancë duke e ruajtur dhe pavarësisht se nuk ka parandaluar dot vrasjen e xhaxhait, mundi të hakmerrej në çast.

E kaluara e viktimave dhe pistat e drogës dhe hakmarrjes

Policia e Tiranës deklaroi mbrëmë zyrtarisht se motivi i ngjarjes së rëndë mbetet hakmarrja për konfliktet e kaluara. Konfirmohet fakti se Mentor Lufi (Doçi) është plagosur pak muaj më parë afër zonës së “Stadiumit Dinamo” pikërisht në lokalin e Gerti Goxhajt që humbi dje jetën bashkë me të.

Vrasësi i vrarë Besnik Sulku dyshohet se kërkonte të hakmerrej për shkak se Lufi i kishte vrarë vëllanë Durim Sulku po gjatë këtij viti në Roterdam të Holandës.

Vëllai i Besnik Sulkut u vra në Holandë më 17 Prill të këtij viti
Vëllai i Besnik Sulkut u vra në Holandë më 17 Prill të këtij viti

Por këtë fakt policia ende nuk e konfirmon. Por fakti se Lufi është plagosur me armë në Tiranë menjëherë pas kësaj ngjarjeje ngre dyshime të forta.

Edhe viktima Goxhaj ka pasur precedentë të kaluar për trafik droge, ndërsa zotëronte një lokal si biznes.

Lufi gjithashtu ka qenë i proceduar më parë për kanosje. Nga kjo situatë konfliktesh të mbartura ndër vite ka ardhur edhe hakmarrja e përgjakshme. Por policia beson se origjina e përplasjeve mbetet prishja e pazareve të drogës jashtë vendit dhe importimi i konflikteve në Shqipëri, për t’i zgjidhur më pas me armë./DITA

 

******

Më poshtë gjeni komunikatën zyrtare të policisë:

Më datë 27.05.2015, në orën 19:20, Salla Operative e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka marrë njoftim se në vendin e quajtur, Bulevardi Zogu I, përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës kishte ndodhur një shkëmbim zjarri mes dy grupeve.

Nga hetimet e para hetimore ka rezultuar se dy grupe me preçedent të mëparshëm penal kanë pasur shkëmbim zjarri mes tyre. Me konkretisht :

Shtetasi Mentor Lufi (Doçi) së bashku me shtetasin Gerti Goxhaj kanë qënë ulur në një kafe pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Jashtë kafes ishin duke pritur dy nipërit e Mentor Lufit. Pasi kane dalë nga kafja, shtetasi Mentor Lufi ka hipur në mjetin tip BMW me targa AA 001IK si pasagjer dhe drejtues mjeti ka qenë shtetasi Gerti Goxhaj.

Ndërkohë pas tyre vinte mjeti tip Touareg me targa AA 097 KE në të cilën udhëtonin dy nipat e shtetasit M.Lufi ,konkretisht shtetasi Markeljan Doçi dhe shtetasi Klevis Doçi.

Në momentin kur mjeti tip BMW ka filluar lëvizjen, në këmbë kanë qenë dy shtetas të cilët kanë hapur zjarr duke qëlluar në drejtim të dy shtetasve që udhëtonin në mjetin tip tip BMW me targa AA 001IK .

Në këtë moment menjëherë janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dy nipat e M.Lufit (Doçi) duke goditur me mjet një nga autoret e dyshuar shtetas Italian i identifikuar me emrin Salvatore LETTICIA, i cili ka mundur të largohet nga vendngjarja duke u fshehur në një hotel në afërsi dhe duke u përpjekur të fshihte provat e krimit.

Ndërkohë shtetasi Markeljan Doçi ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Besnik Sulku i cili hapi zjarr i pari ndaj xhaxhait të tyre dhe mikut të tij.

Kjo ngjarje ka ndodhur në një fragment kohe shumë të shkurtër dhe punonjësit e policisë në kohe rekord kanë mbërritur në vendngjarje për tre minuta.

Policia ka bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta ka bërë të mundur neutralizimin e të dy autoreve të dyshuar, ku shtetasi Markeljan Doçi mbante në dorë armën me të cilën kishte kryer krimin.

Disa metra me tej ,në një hotel në afërsi të vendngjarjes u ndalua autori i dytë i dyshuar shtetasi Italian, i cili kishte dëmtime në trup dhe i gjakosur në fytyrë.

Në vendin e ngjarjes u gjeten dhe u sekuestruan dy automjete: një automjet tip BMW me targa AA 001 IK, mjeti tip Touareg me targa AA 097 KE si dhe dy arme zjarri tip pistoletë.

Viktimat dhe autorët e kësaj përplasje me armë ,kanë qenë të evidentuar më parë nga Policia si persona me precedentë kriminalë në fushën e Trafikut ndërkombëtar të Lëndëve narkotike , armbajtës pa leje etj.

Në Drejtorinë e Policisë Tiranë aktualisht janë të shoqëruar 3 shtetas , dy nipërit e Mentor Lufit dhe shtetasi Italian, ku vijon veprimet procedurale dhe hetimore nga Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë nën kryesimin e Prokurorit.

 

 

Dita May 27, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
37 Comments
  • Miku says:
    May 27, 2015 at 6:30 pm

    Vdekje prane vendit te lindjes. pupupupu njerez te felliqur.

    Reply
    • adri says:
      May 28, 2015 at 1:21 am

      Po nuk u arrestuan Gjykatesit e Shqiperise nuk do te kete rend, siguri dhe qetesi ne shqiperi. Keta qe kane bere krimin sot nuk jane me pak kriminela se gjyaktesit qe i kane lene te lire megjithe precedentet penale qe ata kane patur. Me nje fjale nje prove e thjeshte te gjithe kriminelet ne shqiperi jane te lire fale gjykatesve te korruptuar dhe te paprekshem. Njerezit ne shqiperi jetojne ne prezencen e krimineleve dhe njerezve me precedente penale dhe kjo per faj te politikes dhe te pandershkueshmerise se gjyqtareve qe absolutisht qe te gjithe jane te korruptuar.
      Shkon Ministri i Drejtesise Nasip Naco dhe riemeron Kryetar gjykate ne Lac Kurbin alfred Gjonin shokun e tij te shkolles dhe hajde prit nga Nasip Naco se do te reformoje sistemin e drejtesise.

      Reply
  • fteri says:
    May 27, 2015 at 6:37 pm

    *****…..duken njerez me” vullnt” !…keta persona qe perplasen me arme e makina tek Matarniteti perballe statujes se A. Zogut .Si ka mundesi qe nuk ka nderhy mbreti ?.. me shpaten qe mbane ne breze ,ai per kete pune e ka ,te vendose qetesine ne ate teritor .Keta “trima” me makina te shtrenjta ka” lezet “goditjes me brryle po me brryla ja kthejne njeri tjetrit ;njeri shtrire ne tortuar I vdekur ,tjetri ne anen tjeter po i vdekur i me çerçfe te bardhe .Dhe per te hapur “shtegun” marshojne drejte bulevardit ,pa pyetur per ndalimin e qarkullimin ,dhe pengesat ,keta rezisoine me sa duket energjikisht dhe disa te plagosur ,kjo eshte ngjarje e rende me pasoje 2 te vdekur dhe nje te plagosur ne kohen e vizites se kryeministrit te serbise ne Tirane ,njerez te tjere qe rrine indiferent ,dhe policia qe po kryen ekspertizen e .Dikushe mendon se te gjitha keto s jane veç budallalleqe pakuptim ?…******

    Reply
    • Adrian Guma says:
      May 27, 2015 at 7:49 pm

      Mbretit e gjitha i ka ardhur e papritur. Po ketyre si nuk ju erdhi turp para Naltmadhnise me i shkrepe pisqollat?!! Mbreti edhe nuk e ka besuar se keta hajvan vrasin diten me diell. Mbreti keto pune i ka bere larg syve te botes, Naten e prapa shpine. Eeeh dikur nuk kishte rryme as tv as gazeta. Ne netet e gjata te dimrit ne gjysme erresire rrefeheshin keso trimerishe. Sa kohe te mira qe ishin. Tani e gjitha kjo neser harrohet, Dhe per ta mbajtur biseden e moqme gjalle duhet te vriten te tjere.

      Reply
      • intelektuali says:
        May 28, 2015 at 5:08 am

        Ne kohen e Ahmet Zogut nje xhandar mbante rendin ne qytetet shqyptare dhe ASKUSH nuk guxonte te bente gek, megjithese demokracia ishte e tipit perendimor jo si kahsapana komuniste dhe sadiste e Enver Hoxhes me nje qetesi fallco bolshevike qe i kishte bere shqyptaret si dele dhe skllever te bindur per te punuar falas ne favor te familjes Hoxha qe e kishte bere Shqypnine ne CIFLIG te familjes se tij. Prandaj kur te flasesh per Ahmet Zogun laje gojen me kolinoz se do te duhet te kaloje shume kohe qe te shuhet nga trojet tona fara e keqe bolshevike qe mbolli pderasti Enver Hoxha ne Shqypni

        Reply
  • mere fizi says:
    May 27, 2015 at 6:39 pm

    koken hengshi!!

    Reply
  • liri says:
    May 27, 2015 at 6:44 pm

    kafsh KAFSHERI SI MUND TE MARESH JETEN TJETERIT PA TU DRIDH DORA / KAFSHERI KETO KRIME I JANE PESHQESH NGA DEMORACIA 23vjecare

    Reply
  • ....... says:
    May 27, 2015 at 6:45 pm

    Mire qe i arrestoj policia dhe ju sekuestroi edhe armet e krimit, po keta kriminel ordiner nuk duruan per t’u vrare po e gjeten sot qe kemi edhe “miq”.
    Si gjithmon larje hesapesh, shyqyr qe nuk arriten te largohen ne drejtim te paditur.

    Reply
  • Hajdar Morina says:
    May 27, 2015 at 6:55 pm

    wwwwwwww

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    May 27, 2015 at 6:58 pm

    Perse shqiptaret ne keto nivele kaqe te poshtra. Deri kure keshtu. C`fare do te fitojne me keto vrasje makaber. Aqe me teper sote ku, shqiperia eshte Kryeqytati i Ballkanit.

    Reply
  • Has tan says:
    May 27, 2015 at 6:59 pm

    Po keta me precedent penal ne te s’emes te shkojne, por se mos e ha kot ndonje I pa fajshem qe eshte ne hall te toke…

    Reply
    • Arben says:
      May 27, 2015 at 10:00 pm

      AI KISHTE GJUAJTUR ME AUTOMATIK, ESHTE RASTESI QE NUK E HENGRI NDONJERI KOT SE KOTI.

      Reply
  • Hëm... says:
    May 27, 2015 at 7:05 pm

    haraci qe po paguajme pas 25 vjeteve ‘demokraci’ qe e ka bere vendin trazire kudo – dhe serbi vjen ta sodite sot punen e agjenteve te tij. Se kur do veme mend – deri tani ben perpara vetem ai qe shkel ligjin ndersa qytetari korrekt sheh televizor se nuk gje ne dore.

    Reply
  • XYZ says:
    May 27, 2015 at 7:12 pm

    njerez, keto gjera i komandon saliu dhe bandat e tij te armatosura. sa here qe rama dhe shqiperia arrijne suksese (vizita sot e vucic) saliu urdheron bandat per trazira.

    qetesia do vije kur saliu te jete ne burg dhe visho ajazi e llalla te jene po aty duke i bere fresk!

    Reply
  • kuq e zi says:
    May 27, 2015 at 7:32 pm

    Po shkoni o kafshe dhe beni lufte ne per pyje dhe male,,, lerini fuoristrada,merni kuajt dhe luftoni,, po jo ne mes te njerezve te pafajshem,, shyqyr plumbi paska. shkuar ne shenje,,,,,

    Reply
  • TROC says:
    May 27, 2015 at 7:45 pm

    SELEKSIONIMI NATYRAL ESHTE TEPER I DOMOSDOSHEM NE SHQIPERI…..(DARVIN)

    Reply
  • Arben says:
    May 27, 2015 at 8:40 pm

    FAR WEST

    Reply
  • Sokol says:
    May 27, 2015 at 9:50 pm

    Rraca e ndyre e malokeve e shkaterroi kete vend.Ketu duhet prape komunizmi.Enver Hoxha eshte i vetmi qe ka bere shtet ne kete toke.Para tij dhe keto 25 vjet pas tij nuk ka pase dhe nuk po ka shtet ligjor por ka vetem shtet cubash,shtet te fortesh,shtet banditesh.Shtet malokesh me nji fjale.

    Reply
    • Malo says:
      May 28, 2015 at 4:44 am

      Kafshe te çmendura dhe egersira pyjesh qe nuk dallojne ku eshte pyll dhe qytet.

      Reply
  • Dike Mullai thote- says:
    May 27, 2015 at 10:14 pm

    Akoma mbeten emertimet Bulevardi “ZOGU I PARE” dhe Materniteti “MBRETERSHA XHERALDINE” (?!) Per TURPIN e Bashkise Tirane, qe ka bere keto ‘Emertime’! Do te jete ne NDERIN e Bashkise, qe do te dale nga zgjedhjet e 21 Qershorit:-T’i FSHIJE!!!

    Reply
    • ENVER HOXHA TUNGJATJETA says:
      May 28, 2015 at 1:49 am

      PERMENDORJA E ZOGUT

      BULEVARDI ZOGU I PARE

      SHTEPIA E LINDJES GERALDINE

      MONUMENTI I DROG DILLERIT AZEM HAJDARI…

      VETEM PERMENDORJA E XHAFERR DEVES,KOXI XOXES DHE ESAT PASHE TOPTANIT NUK JANE NGRITUR AKOMA DHE PRESIN RRADHE

      Ajo qe banoret e Tiranes nuk duhet te harrojne eshte

      HEQJA DEMONSTRATIVE E TABELES 4 SHKURTIT QE ESHTE NJE AKT I PASTER NAZISKIN DHE MALLKIM PER TIRANES QE DO KULLOJE GJAK AKOMA NESE NUK CLIROHET NGA NAZI BERISHIZMI DHE LUL BASHIZMI.

      Pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Bashkia e Tiranës zhvilloi ceremoninë e emërtimit të një rruge të kryeqytetit me emrin “Ibrahim Rugova”. Bashkia e Tiranës vendosi që këtë emër ta mbajë rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”.

      Basha se më këtë veprim bëhet palë me kolaboracionistët. . Ky akt eshtë zbatim konkret i strategjisë së forcave kolaboracioniste të nazifashizmit, të ringjallura e të përfaqësuara nga pushteti aktual i Sali Berishës e Co.

      “Pinjollët e bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, për të shlyer mëkatin dhe turpin e baballarëve të tyre para atdheut e kombit, janë hedhur në sulm të papërmbajtur për të zhvlerësuar historinë, lavdinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për të fshirë gjakun e dëshmorëve të kësaj lufte, duke justifikuar masakrat që kanë bërë me parullën e luftës “kundër komunizmit” Ky akt skandaloz, në vazhdën e veprimeve shkatërrimtare 20 vjeçare, eshtë zbatim konkret i strategjisë së forcave kolaboracioniste të nazifashizmit, të ringjallura e të përfaqësuara nga pushteti aktual i Sali Berishës e Co.

      Pinjollët e bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, për të shlyer mëkatin dhe turpin e baballarëve të tyre para atdheut e kombit, janë hedhur në sulm të papërmbajtur për të zhvlerësuar historinë, lavdinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për të fshirë gjakun e dëshmorëve të kësaj lufte, duke justifikuar masakrat që kanë bërë me parullën e luftës “kundër komunizmit”. Por komunizmi është gjë tjetër, nga lufta për çlirimin e vendit të pushtuar nga fashizmi, gjatë së cilës ranë edhe 84 dëshmorët e 4 Shkurtit.

      Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si Xhafer Deva, Minister i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj., nën drejtimin e Gestapos gjermane. Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandermarisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrembyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë. Për të futur frikë e tmerr, për të terrorizuar popullin, ata vepruan mbarë, pushkatuan edhe të tjerë që i gjenin në rrugë. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht, duke i gjymtuar edhe për së vdekuri, pastaj i hidhnin nëpër kanale, apo dhe në mes të bulevardit.

      Rrugët e Tiranës u mbushën me gjak. Përmasat e kësaj masakre i pohon të nesërmen Komanda e Xhandermarisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandermarisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” (regjiment mercenarësh të mbledhur nga Xhafer Deva në Kosovë për të shtypur Lëvizjen Nacionalçlirimtare në Shqipëri, së bashku me gjermanët-shën. red.) dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar. Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 67 janë shqiptarë, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas, 1 grek (minoritar) dhe 1 çifut. Viktimat kanë qenë nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Dibër”.

      Në shenj nderimi e përjetësimi të këtyre bijve të lavdishëm, një rruge kryesore në Tiranë, që kalon paralel me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para 68 vjetësh, iu vu emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

      Kjo është ngjarja dhe historia e emrit të Rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

      Tani, pas 68 vjetësh, më datën 28 dhjetor 2011, me propozim të Kryebashalabakut Lulzim Basha, Këshilli Bashkiak, ia hoqi këtë emër.

      Ky akt është shumë i rëndë, antihistorik, antihuman dhe antiligjor. Ky emër i jepte kësaj rruge një peshë të rëndë morale sepse mbartte gjakun e 84 bijve të popullit, që e urrenin dhe e luftonin fashizmin, pushtuesin e vendit tonë. Duke i hequr këtë emër kësaj rruge, kërkohet të harrohet historia e saj, të harrohet masakra e 4 Shkurtit dhe autorët e saj, të rivriten edhe njëherë 84 dëshmorët e masakaruar barabarisht atë natë nëpër rrugët e Tiranës. Ky vendim i Këshillit Bashkiak prekë thellë familjet e dëshmorëve, pasardhësit e tyre ndër breza, veteranët dhe invalidët e Luftës, gjithë patriotët e ndershëm dhe shumicën dërmuese të popullit të Tiranës e të gjithë Shqipërisë.

      Por me sa duket, Kryebashalabaku ku Lulzim Basha, nuk njeh as ligj, as moral. Ai, me këtë rast, dëshiron të rehabilitojë kriminelin Xhafer Deva nëpërmjet honorifikimit të nipit të tij, këtu në një rrugë të Tiranës, që kullon gjak. Pse, vallë, pak rrugë e sheshe ka Tirana, por gjeti rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për t’i shkurorëzuar 84 dëshmorë e për të kurorëzuar, në vend të tyre, nipin e Devës. Kjo është një intrigë e neveritshme me qellime përçarëse kombëtare. Se vepra e Xhafer Devës në Shqipëri, si dorë e hekurt e nazitëve, me krimet makabre që ka bërë, ka lënë gjurmë të thella. Po edhe Luli, si Ministër i Brendshëm, e ka përgjakur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011.

      Pra shqiptaret duhet ta cilësojnë Lul Bashën jo vetem si fajtor per krimin e 21 janarit por dhe si një neonazist me aktin e rabilitimit te Xhaferr Deves qe fatkeqesisht dhe shteti amerikan I atehereshem jo vetem qe nuk e dorzoi si kriminel lufte ne vitet 50’-60’ por e perdori si mish per top kunder “kamunizmit” ashtu sic po perdor dhe Xhaferr Deven junior ,si i tha dikush pasi kreu vrasjen mizore ne 21 janar 2011 yll ne ngjitje…

      PO JU ZE MALLKIMI I DESHMOREVE QE I PSHURRET ME ZOGUN DHE XHAFERR DEVEN

      Reply
      • intelektuali says:
        May 28, 2015 at 5:10 am

        O dudum fanatik enverist meso se:

        Ne kohen e Ahmet Zogut nje xhandar mbante rendin ne qytetet shqyptare dhe ASKUSH nuk guxonte te bente gek, megjithese demokracia ishte e tipit perendimor jo si kahsapana komuniste dhe sadiste e Enver Hoxhes me nje qetesi fallco bolshevike qe i kishte bere shqyptaret si dele dhe skllever te bindur per te punuar falas ne favor te familjes Hoxha qe e kishte bere Shqypnine ne CIFLIG te familjes se tij. Prandaj kur te flasesh per Ahmet Zogun laje gojen me kolinoz se do te duhet te kaloje shume kohe qe te shuhet nga trojet tona fara e keqe bolshevike qe mbolli pderasti Enver Hoxha ne Shqypni

        Reply
        • Feja ime eshte Shqiperia ! says:
          May 28, 2015 at 4:37 pm

          Or Sh-Urran , or karagjos , gjalle qenke akoma or spiun i sigurimit , or uturak i Saliut ,qe pasi te perdori te hodhi tej si mut . Je vertet per te ardhur keq ; gjithe jeten tende e ke konsumuar pa pike dinjiteti . Edhe nje here qe re ne dashuri,(eh me fal per kete,se t;i kam lexuar poezite e tua kushtuar asaj bushtres se bicakcinjve ), edhe kete ” Pranvere te fundit ” ta perdhosi konkubina ” Aristokrate ”, duke te shfrytezuar sa kohe ishe kryetar i P.D. – se ne Elbasan . Uran , me vjen vertet keq per ty ! Mos komento me ! Je shume i c’ekuilibruar !

          Reply
  • lili says:
    May 28, 2015 at 5:36 am

    Ajo cka te cudit eshte kontrolli i policier :ne njenen âne Tirana na thone u’b lindur ‘ e ne an en tjeter gjithe keto ‘qytetaret’ me arme ne brez! Pra ose policia nuk ka kontrolluar asnje qe ose keta e Kane arsenalin e tyre plot ne cdo ‘pub’!

    Reply
    • i ri says:
      May 28, 2015 at 8:12 pm

      Ose ti ja fut fare kot shiko oren e nbjarjes nd ora 7 e 20 te mbremjes kur policia e kish kryer detyren e pare e me te rendesishmen.Pastaj sa dalin ne rruge e u ha kurrizi nuk mund ti ruaje te gjithe policia-lilit

      Reply
  • Azemi says:
    May 28, 2015 at 6:56 am

    Shkrim shume i sakte o shoku Enver tungjatjeta po nuk u shporren klika fashiste ne vendin tone me fashistin me te madh Salushin keshtu rrumpall do shkoje vendi jone.

    Reply
  • skifteri says:
    May 28, 2015 at 8:03 am

    *****Ti Intelektuali !… qe thua se Zogu vendosi gjandar per te ruajtur rendin dhe kishte qetesi ,si ka mundesi qe vete Zogu ne kembe me shpate ne dore nuk vendosi qetesi e rende ,nuk nderhyri kunder vrsjeve me pisqolla qe ju shkrepen para fytyres ,pra mbreti Zoge me “keto cilesi te rralla te vendosjes se rendit e qetesise si udheheqes I madhe U VU NE PROVE :.. “ju deshe te perballonte gjendjen e veshtire te perlashjes se tre spurdhjakve drogagji para syve te tije , dhe nuk nderyri !..,qendroi I heshtur me mustaqe perdredhur dhe kapelen shtrembruar te qendisur me floririn e popullit shqiptar.Une besoi se historia ne gjykimin e saje te fundit ,te pa ansham dhe te drejte do ta permendi Zogun ishe mbretin e shqiptarve si nje prijes dhe udheheqesit me frikacak te jashtezakonshem qe nuk perballoi dhe ndaloi NGJARJEN E VRASJES,te zgjidhte keto “problematikat” e ketyre djemve qe vrane njeri tjetrin para shpates tije te madhrishme qe se ka perdorur asnjehere .Pra ky mbret nuk eshte trim per vendosjen e qetesise e rregullit qendrimi I tije ne ate vende eshte I pa justifikueshem ?…~~~~~~~~~~~~~~#

    Reply
  • XUME PROTOPAPA says:
    May 28, 2015 at 8:19 am

    MIRESERDHE KAMORRA NE TIRANE

    Per te qene korrekte me emrat italiani “i shoqeruar” quhet SALVATORE LETIZIA, (shqiptohet: Salvatore Leticia ) dhe konsiderohet aktualisht si Kapo i klanit kamorrist Piccolo-Letizia ne Marcianise (marçianize) ne lufte me klanin e Belforte, per kontrollin e aktiviteteve kriminale ne provincen e Napolit.

    Ne diten e shen Valentinit (14 shkurt) te 2001-shit eshte plagosur ne kembe gjate nje ekzekutimi me kallashnikov te nje mikut te tij (Ferdinando Latino) i masakruar ne pragun e shtepise ne Marcianise.

    Me 23 janar te 2007-tes eshte arrestuar ne zonen industriale te Marcianise-s per armembajtje pa leje, pasi u kap me nje pistolete me numurat e serise te fshira.

    Ja njoftimi i policise italiane:

    “MARCIANISE: CARABINIERI S. MARIA C.V. ESEGUONO ARRESTI CLAN PICCOLO
    Data: Domenica, 11 febbraio @ 09:43:16 CET
    Argomento: Cronaca
    I carabinieri della compagnia di Santa Maria Capua Vetere (Caserta), agli ordini del capitano Carmine Rosciano, hanno notificato ieri due ordinanze di custodia cautelare in carcere emesse dall’ufficio Gip di Napoli, su richiesta della Direzione Distrettuale Antimafia, nei confronti di Salvatore Letizia, di 25 anni, e Giovanni Timbone, 34 anni, entrambi pluripregiudicati ritenuti affiliati all’organizzazione camorristica dei Piccolo di Marcianise. I due sono accusati di porto e detenzione illegale di arma da fuoco clandestina, con l’aggravante di aver agito al fine di agevolare le attività del clan. In particolare, Salvatore Letizia è ritenuto l’ attuale reggente del clan Piccolo-Letizia, in lotta nell’area di Marcianise e nei comuni limitrofi con l’organizzazione camorristica dei Belforte per il predominio delle attività illecite. Letizia e Timbone erano stati arrestati in flagranza dai carabinieri del Nucleo Radiomobile di Santa Maria Capua Vetere lo scorso 23 gennaio nella zona industriale di Marcianise, perché avevano cercato di disfarsi di una pistola con matricola abrasa e colpo in canna. Al momento dell’arresto Letizia indossava un giubbotto antiproiettile. I provvedimenti sono stati notificati dai carabinieri nel carcere di Santa Maria Capua Vetere. (11 febbraio 2007-09:42)”

    Cilet gjyqtare, apo prokurore, apo politikane, apo police, perfshire vete gangsteri Tahiri, do ti dalin ne mbrojtje ketij krimineli te pertej detit Adriatik ?

    Cilat jane interesat kriminale te tij ne Shqiperi ?

    Reply
  • info analitike says:
    May 28, 2015 at 8:19 am

    Sa here qe ndodhin krime te tilla ngjallen nostalgjiket e Enverit leshohen blogjeve nen thirrjet Dumbaben.
    Ne kohen e diktatorit mungonte krimi i rruges sepse krimet kryheshin fshehurazi neper biruca ose neper vende te humbura ku torturoheshin cnjerezisht deri ne vdekje osepushkatoheshin njerez pa gjyq. Rrjedhoje e regjimit kriminal te Hoxhes jane edhe keto ngjarje qe jetojme per arsye se satrapi Enver zhduku klasen pararoje intelektuale duke i dhene dore te lire krimineleve ordinere dhe spiuneve te cilet u njollosen me krimet me te ndyra. Ironia e fatit ishte se shume nga keto kriminele pesonin te njejtin fat te viktimave te tyre.
    Klasa e krimineleve te atehereshem e rritur dhe e edukuar me mesimet e partise na la peshqesh bij qe po vazhdojne ne rrugen e prinderve.
    Shembuj nga femijet e politikaneve keni sa te duash.

    Reply
  • info analitike says:
    May 28, 2015 at 8:27 am

    Ne lidhje me deklaraten e policise verej se mungojne te dhenat mbi kalimtaret e rastit te plagosur, sepse fatkeqesisht ka pasur edhe te tille, dhe demtimet qe kane pasur mjetet perreth nga shkembimet e zjarrit.
    Ne nje Tirane te blinduar nuk kuptohet se si mund te kene levizur me arme (kishte edhe arme automatike qe nuk kane madhesine e revoles) ne makine njerez qe kane qene me te shkuar kriminale dhe qe policia duhet t’i kishte mbajtur nen vezhgim per perplasje hakmarrese te mundshme dhe rrezikshmeri te larte shoqerore pasi vete dy prej te vrareve kishin frike nga atentatet per shkak te krimeve.

    Reply
  • shpatar says:
    May 28, 2015 at 8:29 am

    Kot nuk thote populli :Cdo mbjellesh do te korresh .25 vjete demokraci jane pak te mbledhesh nje popull te corjentuar politikishte .

    Reply
  • CANI says:
    May 28, 2015 at 11:03 am

    Kthehu o Enver se shume kelbsira ke lane gjalle ,jeta ne shtetin tuaj o Enver svlen as nje lek vriten pa meshir qytetaret shqiptare

    Reply
  • lato says:
    May 28, 2015 at 11:08 am

    Mire qe s`kapen plumbat Ramen me Vucicin,se do ishte bere qameti.!

    Reply
  • Plaku i mocem says:
    May 28, 2015 at 11:25 am

    Me vjen keq per jetet e ikura,jane te gjith te rinj.Pergjegjese per keto jete eshte politika dhe qeveritaret e te dy kraheve.Perse?
    Ne shume njoftime per vrasje per pazare te prishura permendet se autoret jane pronare bisnesesh.Dmth,Pazare te prishura jashte Shqiperise,pronar bisnesi brenda Shqiperise!E kuptoni ju te nderuar lexues lete fjaline e fundit?Po e perseris edhe nje here:Pazare te prishura jashte Shqiperise pronar bisnesi brenda Shqiperise!Hajde demokraci hajde!
    Ja kjo eshte e gjitha!Shqiptaret dolen jashte u moren me pislleqe andej, dhe ngriten bisnese ne Shqiperi,dhe te gjitha keto, me bekimin e politikes dhe ne sy te shtetareve.Kush duhet te kerkoje llogari ketyre baroneve per bisnest qe kane ngritur me para te pista?

    Reply
  • protesilahu says:
    May 28, 2015 at 11:26 am

    Policia nuk ka kapur akoma vrasesit e SANTOS,pa maska e ne mes te dites,ne prani te policise dhe te qindra spektatoreve,- bravo policia e AL-PAZARIT !

    Reply
  • Gezimi says:
    May 28, 2015 at 4:58 pm

    Eshte teper emergjente reformimi i sistemit te drejtesise! Rama ka premtuar se do e nise ne vjeshte kete pune, por une them se eshte shume larg! Mos beni budallallek tu ngrini rrogen ketyre zullumqareve te pashembullt! Pse e them kete? Sepse keshtu vepruat dhe disa vjet me pare, sigurisht qe te ulej korrupsioni, por koha vertetoi te kunderten, korrupsioni kapi qiejt! Me kete lloj drejtesie jemi te gjithe te humbur, prandaj duhet vepruar sa me pare!

    Reply
  • aqo says:
    May 29, 2015 at 4:54 am

    pirdh o intelektuali pirdh te shfryhesh I thote populli ndonjerit si puna jote.Paske jetuar ti m…..ne kohen e Zogjit te te fundit,se I pare nuk ka qene kurre dhe e paske pare qe nje zhandar mbente rregullin e qetesine ne Shqiperi.Yt rrace e dreqit.Prandaj edhe keta trimoshat e malesise demostruan loje-luftash mu ne hunden e mender mbretit tend zogji I fundit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?