E RËNDË / Përplasen kartelet e drogës në Elbasan, 3 të vdekur

DITA Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Elbasanit.

Nga një përplasje me armë zjarri, 3 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një i huaj. Mësohet se i huaji është nga Turqia.

Dy shqiptarët  e vrarë janë Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik.

Tre personat kanë qenë në një makinë dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre.

Dyshohet se autori ka qëlluar me breshëri kallashnikov duke lënë të vdekur në vend shtetasin e huaj me iniciale E.K. dhe plagosur dy të tjerë. Dy të plagosurit kanë humbur jetën më pas në spitalin rajonal.

Mësohet se vrasja është pasojë e një konflikti për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Tre viktimat ishin kthyer pak ditë më parë në Shqipëri dhe atentati i mbrëmshëm është një larje hesapesh.

Njoftimi nga policia:

Sot rreth orës 21:15, në Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur te vrare 3 shtetas që udhëtonin me të.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe indetifikimin e kapjen e autorëve.

Forca te shumta policie kane rrethuar zonen ne nje perimeter të gjerë.

Policia po kryen kontrolle e shoqërime dhe një serë veprimesh të tjera për te bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Nje grup specialistësh nga Krimet e Rënda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policisë së Shtetit jane nisur në ndihmë të Policisë së Elbasanit.

 

(lajm në përditësim)

v.l/ Dita

Share This Article
7 Comments
  • Jane “diaspora” qe proteston se perse nuk e marrim vesh çfare kerkon se nuk ka ndonje kerkese perfaqesuesi saj Altin Goxhaj !

  • Nuk eshte ngjarje e rende qe tre persona kriminele, drogaxhinj kane humbur jeten nga kundershtaret e tyre, keshtu vazhdofte cdo nate, por jo vetem ne …….Elbasan
    Perse nuk e jepni te plote emrin e kriminelit turk, perse censuroni vetveten?

  • Ckeni ere qe ziheni!Vetem e keni tepsine.Ju keni Tepsine e madhe,Trafiku ka lugen e vet,,rras lugen ne tepsi,ju s`keni ca i beni fare.Me ato modele OJQ qe keni vene ministra,krimi do jua perlaje tepsine.

  • Mond Koseni,ose Ndeshkimi i Drejtperdrejte.
    Pikerisht ketij i trembeshin vrasesit e 97.Drogaxhijte,kriminelet,Trafiqet..Po me shume i trembeshin politikanet e korruptuar.Pse?Sepse nga krimi deri tek ndeshkimi,rruga e Mond Kosenit ishte e shkurter.
    Kaapobanda K.C.(i vrare sapo hoqen Kosenin),u kap ne afersi te stadiumit ne nje makine luxoze,me dyer te hapur,me altoporlantet deri ne fund.Kalon aty komisari,pyet kush e ka makinen,pasi nuk merr pergjigje shkul nkasetofonin dhe telefonon karrotresin.
    Afrohet nje pallosh kokeqeros,2 metrosh,bertet,therret,hapet katersh,shan me liber shpie,,,kur mbi te bien nje bresheri grushtash dhe shqelmash.Aty mberrin Xhafa dhe bresherite e goditjeve katerfishohen.”Te Tmerrshmin”,e fusin ne makinen e vet,makinen mbi karrotres e dergojne ne Drejtorine e Policise.Aty eshte nje fuci 200 litroshe me uje te paster.E fusin brenda Te Tmerrshmin, qe t`i bjere temperatura dhe pas nja 2 oresh,e varin qe te thahet ne deget e portokallave.Pasi eshte lare,thare dhe qetesuar,i bejne letrat per mosbindje civile,trafik droge dhe trafiqe te tjera,,poor prokuroria dhe gjykata si zakonisht nuk gjejne prova te mjaftueshme dhe i tmerrshmi shkon ne gjirin e familjes.
    Ama qe prej asaj dite I Tmerrshmi nuk guxon me te dale nga shtepia,jo me makine,por as me biciklete.Pse?Cfare ka ndodhur ne ato dy ore qendrimi ne Polici,qe banditet i trembeshin me shume se 20 vjet burg?
    Cfare beri Mond Koseni?E lau,e thau,por nuk e krehu,se do te kishte perdorur edhe kreherin,por ishte kokerruar.Sapo e shkarkuan Mond Kosenin per shkelje te te drejtave te banditeve dhe qeveritareve te korruptuar,kokeqerosi doli te festonte ne Lokal.
    Aty e vrane.Mond Koseni u kishte shpetuar jeten.Nuk do ishin vrare nga tre kater cdo vit,Do jetonin te qete duke punuar bacen me ullinj,duke sherbyer si kamariere,byfetjere ne ate lokal qe kane ne pronesi.
    Cfare ka shteti qe nuk e emeron Mond Kosenin,drejtor policie?Eshte i pashkolle?Jo.Eshte ish studenti me shembullor i Akademise se Policise.Po cfare kane?
    Sali Berishes,sapo mbaroi mitingun,i hoqi te drejten e peshendoshjes me banditet e partise ne mes te sheshit.E urdheroi te futej ne makine e drejt e ne Tirane.Kryetarin e partise ja mori me karrotres dhe ja vari tek portokallat,por nuk e futi ne fuci.Fatos Nanos ja mori deputetin dhe i beri te njejten procedure.Ilir Metes ja krehu “doren e forte”,qe mblidhte taxat e droges ne linjen Durres-Qafe Thane.Po Edi Rames cfare i ka bere?Edi Rames i ruajti mikun me koke,K.C.,qe folem me lart.Sepse ne lokalin e K.C.,permbi Bufe,qendronte fotografia vellazerore me duar ne qafe e Edi Rames,minister i kultures me K.C.Ashtu si me Vucic,kishin te dy te njejten stature.Po me lale Qazimin?Lale Qazimi nuk kishte dhene kapar tek Fatos Nano ne ate kohe,se lale Qazimin do ta kishte varur per veshesh,sepse LEPUJT MBAHEN PER VESHESH.

  • Te gjithë ata që janë në shqipëri me makina lluksoze dhe
    nuk punojnë,janë pa përjashtim drogaxhi,kriminela,mafjozë.
    Me ata të matet shteti sa i fortë është jo me të mjerët.
    Çoni ushtarët në afganistan ju,nxirrni ushtrinë nëpër rrugë
    të ruaj rendin o shtet i degjeneru,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *