Përplasje me armë zjarri në Velipojë

redaktor

Një përpjasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shkodër. Sipas policisë  ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Mali Kolaj në Velipojë .

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë që ka konstatuar se 3 shtetas kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një furgoni ku ndodhej pasagjer shtetasi K.N.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se nuk ka të lënduar në njerëz.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar , shtetasit Kanto Vushmaqi (babai), Edmond Vushmaqi (i biri) si dhe vellai i Edmondit akoma i paidentifikuar.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *