Përplasje në PD-në e Shkodrës, Luka akuzon për “tradhti” kreun e partisë

Bledar Lumani

Mbledhja e Kryesisë së PD-së në Shkodër është shoqëruar me tension dhe akuza.

Kryebashiaku Lorenc Luka, ka kërkuar sqarime nga PD-ja e Shkodrës, pse nuk i ka dalë në mbrojtje pas kallëzimit penal nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Ai ka akuzuar kreun e kësaj partie në Shkodër, Ramiz Çobaj, për “tradhti”.

Pas këtyre akuzave ka ndërhyre delegati i dërguar nga Tirana, Arben Imami, që tha se nuk ishin mbledhur për këtë çështje.

Por, edhe ky i fundit është akuzuar nga mbështetësit e Lukës, se po përkrah të keqen brenda PD-së, duke iu referuar kreut të PD-së në Shkodër, Ramiz Çobaj.

 

Share This Article
7 Comments
  • Lufte halesh. Cobaj dhe Luka personifikime te vjedhjes, krimit dhe korrupsionit.

  • KTU KA TRADHTI BURRAAAAA … por TRADHTIA me madhe ja u eshte ba qytetarve .
    Luka te japin llogari para Shkodres qe e ka mbush Shkodren me meturina dhe ndertime ne vende publike , rrotull stadiumit e kudo ku nuk duheshin per qytetin , Ramizi eshte me i miri ne demokratet e Shkodres por tash ju kane mbaru rrenat te gjithve duhet ti bajme prove socialistat si qytetet e medha te Shqiprise qe te investohet edhe ne Shkoder .

  • 25 vjet qe Shkodra nuk ka asnje ivestim per qytetin perveç festave mitingjeve dhe pasurimit te kryebashkiakve . investimi me i bukur kur u gezuan se e kthyen ne Venecia 5 here mbrenda vitit dhe perseri e duan ta mbajne peng . Luka gjenë tradhtaret , po shkatrrusit e vlerave dhe mjediseve publike kush jane ne Shkoder .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *