Përplasje për numrin e vdekjeve nga Covid – 19 / Koduzi: Nuk merr vesh nga këto punë! Brataj: Injorancën tënde mos ma shit mua

Rovena Cerka

Koordinatori Kombëtar për Shëndetësinë i Partisë Demokratike, i cili ishte i njëzet e treti në listat e Tiranës por u hoq nga kryetari Lulzim Basha duke u zëvëndësuar me Arben Kashahu, ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në studion e News 24 me ofendime në drejtim të Skënder Bratajt, kreu i Urgjencës Kombëtare.

Koduzi ka lëshuar akuza në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë për fshehjen e numrit të vdekjeve nga COVID, ndërsa sipas tij raportohet se 20 % e vdekjeve në vendin tonë për 2020-ën kanë qenë nga COVID-i.

Ndërkohë, me këtë deklaratë nuk ka qenë dakord Brataj, i cili tha se vdekja është pjesë e jetës. Në linjën e debatit Kudoziiu drejtua  Bratajt duke thënë se nuk merr vesh nga këto punë, ndërkohë që kreu i Urgjencës i është përgjigjur ashpër; “Injorancën tënde mos ma shit mua”.

 

PJESË NGA DEBATI

Koduzi: Llogaria nuk bëhet siç thoni ju. Llogaria bëhet ndryshe. Sipas të dhënave që

Brataj: Në Shqipëri ka të vdekur dhe nga infarkti, tumoret, covid. Eksesi i vdekjeve, janë 28 mijë të gjitha.

Koduzi: Nuk e di fare ti se s’merr vesh nga këto

Brataj: Injorancën tënde mos ma shit mua. Mos më thuaj mua nuk merr vesh.

Koduzi: Po s’merr vesh pra. S’je i kësaj fushe.

Brataj: Jo mos ma thuaj mua këtë. Se më the që nuk merr vesh.

Koduzi: Të kërkoj ndjesë. Numri i deklaruar i vdekjeve në 2020 ka qenë 1181. Sipas studimeve ndërkombëtare, 80 përqind kanë qenë pjesë e COVID dhe pjesa tjetër e sëmundjeve. Ne nuk e kemi 80 %, por e kemi 20 % . Është mashtruar me shifrat. Janë bërë pak teste. Kemi pasur raporte. Është analizë. Janë jetë njerëzish, nuk janë shifra. Nëse e shihni si shifra, puna juaj.

Brataj: Ju e dini se vdekja është pjesë e jetës

Koduzi: Po jo nga mungesa e shërbimit. I kemi mbajtur mbyllur spitalet me qëllim. Ku janë spitalet? Duhet të jenë gati kur do pacienti. Pacienti s’ka marrë shërbimin

Brataj: E kanë marrë shërbimin.

Koduzi: S’e ka marrë. Se edhe në raportimet e MSH, ka nisur raportimi në spitalet rajonale vetëm kur i ka hapur zyrtarisht. Thotë 3 spitale rajonale, por janë 11. Ku janë të tjerët. Kushedi se sa njerëz kanë vdekur në shtëpi se iu kanë ikur dritat dhe nuk kanë pasur oksigjen.

c.r / dita

Share This Article
5 Comments
  • O ketij Koduzit vetem uniforma e oficerit SS i mungon dhe kryqi i thyer ne gjoks se asgje nuk e dallon nga nje oficer Gestaapoje nga shpirti i zi qe manifeston ne studio duke shpifur dhe nxire cdo gje. Ne opozite do ngelesh o hunderr dhe 4 vjet , mos shih endrra se nuk do ndryshoje asgje me 25 prill na cave trapin duke permendur 20 here 25 prillin sikur do permbyset bora.

    • te politizuar deri ne kocke
      Skender Brataj ne injotancen e serviline e tij eshte simboli tipik e iposhter I degradimit te mjekesise

      ne bote shefat e urgjences

      ” nuk jane pjese e Keshillave Mjekesore qe keshillojne qeverite per KOVID19

      ” nuk merren dhe pyeten as kurre nderhyjne te vdekshmeria kombetare, shkaqet, politikat qeveritare, pacientet ne numra total etj.

      ” perjashto Afriken, nuk dalin te justifikojne gabimet dobesite dhe KORRUPSIONIN POLITIK.

      Brataj eshte megafon politik.
      Sherbetor regjimi.
      Servil I verber pushteti.

      Pusht qe duhet te ripaguaje per pazaret qe e vune ne post. Pa harruar sa I pa afte eshte profesionalisht dhe I manget nga intelekti. Vetem si kamare me QIRA mori famen ne media dhe nuk ka BIR Nene as K””””” ta heqe nga media e televizionet.

      Trashesia katunareske eshte e vetmja baze qe ja lejon te dale ne stil Flamur Noka dhe duke e kuptuar sa pa nivel eshte ka guxim ti beje keto e futet ne gjera pa lidhje me te. Ne fund ai e njeh veten sado miliona, tendera e tituj dhe poste ti japin, sa I ulet eshte dhe Skender Brataj do beje si urdheron padroni.

      shembelltyra me e shemtuar
      e nje shendetesie te shkaterruar
      pas vjedhje abuzeve thridhjete vjecare.

      keta jane Skender BRATAJ dhe Ilir Beqaj, Ogerta dhe Pipero, Najadat dhe Sajmir Tahiret ne cdo post e sektor. Me 25 Prill duhet thene IK SKENDER BRATAJ IK bashke. e zvarraniket si ti, ata poshte dhe ata lart.

      Ik SKENDER IK.

  • O Koduz o derdemuz , ti vetem mjek nuk je, nuk kam pare mjek me shpirtzi se ty. Kurre ske per tu bere minister sic je mprehur. Na cave trapin cdo 2 minuta duke permendur 25 prillin a thua se me 25 prill do zbrese zoti ne toke. Me 26 prill 2021 Edi Rama do jete me mandatin e trete si kryeminister kurse ti Koduz hunderri do vazhdosh te lehesh dhe 4 vjet opozite.

  • Sado te dredh shifrat ata tregojne per nje rritje te shifrave te vdekjeve: nga cka ?! Ajr i ndotur me bratajn e koduzin?! Jo e po se vendimet e tyre shtojne fatalitetet! E ketu vendimet e mosvendimet kane ndikuar fort!
    Perndryshe , pos me zbuluar se vdekja na qenka nje gje qe ndodh, di Brataj me na treguar pse po ndodh ma shpesh vdekja keto muaj?! Nga ignoranca e tij apo edhe ma zi nga zgedhjet e tij per sherbimin e Urgjences edhe manaxhimin e tij te Urgjences?!
    Mendoj si profesioniste se eshte e dyta ?! E per pse ky edhe disa te tjere duhet te bejne disa llogari per kostefektivitetin e zgedhjeve te tyre ! ( asnje zgedhje nuk eshte perfekt kur, po na duhet te zgedhim ate qe na kushton ma se paku per efektin ma te mire e perdorimi i Urgjences si mjek i familjes eshte nje non sens) .

  • E tmerrshme, keto mender mjeke bejne politike me vdekjen. Hiqni dore nga kjo politike e ndyre more ndyresira. A jeni te zotet te ndihmoni per largimin e kesaj mortaje, e mos na cani koken me brockulla te ndyra, te tmerrshme e kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *