Përplasje për Vetting-un, KLD dhe Komisioni i pavarur i kualifikimit bëjnë lexime të ndryshme të njëjtit ligj

Gazeta Dita

Në një kohë që priten efektet e Reformës në Drejtësi,  organet e angazhuara në zbatimin e Vettingut lexojnë në mënyra të dryshme ligjet që normojnë këtë proces.

Një problem i tillë është evidentuar nga ana e kryeinspektores së KLD-së, Marsida Xhaferrllari, në mbledhjen e datës 22 shtator 2017.

Referuar procesverbalit të mbledhjes, një kopje e të cilit u sigurua nga “ABCnews”, Xhaferrllari ka shprehur shqetësimin se në një takim të zhvilluar për llogari të Reformës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk kishte përfillur një draft të përgatitur nga Inspektorati i KLD.

vlcsnap-error074_5

Bëhej fjalë për një sërë rregullash dhe udhëzimesh për mbarëvajtjen e procesit të vlerësimin profesional të gjyqtarëve.

“Në të vërtetë konstatuam që Komisioni kishte pritshmëri dhe kuptim të ndryshëm për zbatimin e kuadrit ligjor në vlerësimin profesional të subjekteve të rivlerësimit”.

Më tej kryeinspektorja ka kërkuar një zgjidhje për situatën e krijuar. Ajo ka sugjeruar ngritjen e një grupi pune për bashkërendimin e veprimtarise me institucionet e rivlerësimit, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionin e Apelimit.

Krijumi i grupit të punës është mbështetur edhe nga kreu i KLD-së, Presidenti Ilir Meta, i cili ka nënizuar nevojën për një koordinim më të mirë edhe brenda KLD-së.

Nevoja që të gjithë organet e përfishira në proces duhet ta kuptojnë njëlloj ligjin është theksuar edhe nga ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj.

“Shikojmë se ka një pretendim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit lidhur me se si duhet të interpretohet neni 171 për vlerësimin e gjyqtarëve, ndërkohë nga Inspektorati ka gjithashtu argumentat e tij”

Grupi i punës i caktuar në këtë mbledhje përbëhet nga përfaqësuesi i Kuvendit në KLD, Vangjel Kosta, dy përfaqësues të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore, Gerd Hoxha e Neritan Cena dhe nga përfaqësuesi i ministrisë së Drejtësisë./abcnews

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *