Përplasje të dhunshme gjatë takimit elektoral të Trump (Video+Foto)

Elton Tafaruci

Qindra protestues antiTrump u grumbulluan përpara një amfiteatri, ku kandidati për presidencialet i Partisë Republikane do të mbante mbrëmjen e djeshme një fjalim në Kaliforni.

Ata hodhën gurë mbi forcat e rendit, që bëri të ditur për arrestimin e 20 personave.

“Protestuesit u grumbulluan përpara amfiteatrit ‘Costa Mesa’ në Orange Country, ku Donald Trump do të mbante një fjalim para mijëra mbështetësve”, sipas ”Los Angeles Times”.

”Ata hodhën gurë mbi autoveturat që kalonin aty pranë duke i dëmtuar rëndë”, sipas gazetës.

Manifestuesit dhunuan makinat e policisë, duke thyer xhamat në përpjekje për të përmbysur njërën prej tyre.

Policia e Orange Country njoftoi në Tëitter rreth orës 23:00 dje (06:00 GMT sot) se protestat kishin përfunduar duke saktësuar për arrestimin e 20 personave.

 

33A3A45000000578-3565010-Police_officers_block_traffic_to_Fair_Dr_after_protesters_storme-a-128_1461908302414

33A3A36000000578-3565010-Police_in_riot_gear_form_a_line_to_break_up_a_group_of_protester-a-124_1461908302297

33A3963E00000578-3565010-A_protester_is_seen_covering_his_head_as_he_is_surrounded_by_she-a-122_1461908302056

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *