Ndërkohë që në Tiranë vijon numërimi i kutive të fundit për të finalizuar rezultatin që kryeqytetasit i besuan politikës, ka ndodhur një përplasje në qendrën e numërimit në shkollën “Vasil Shanto”.
Paraditen e sotme aty ka pasur përplasje, pasi numëruesit e LSI nuk po lejoheshin të hynin pasi nuk ishin të pajisur me mjetet e identifikimit. Mësohet se problem te njejte kane pasur edhe numerues te PD-se.
Nga ndërhyrja e policisë, ka pasur një përplasje mes saj dhe numëruesve të LSI-së, por më pas situata është qetësuar dhe procesi ka vijuar normalisht.
