Nga Shaqir Vukaj
Botuar në DITA
(Vijon nga numri i kaluar)
Një faktor tepër i rëndësishëm që udhëheqja bullgare e shfrytëzoi me zgjuarsi ishte urrejtja që ishte krijuar ndaj nacionalistëve serbë, të cilët që me pushtimin e Maqedonisë, kishin ndjekur një politikë shtypjeje, diskriminimi e asimilimi ndaj maqedonasve.
Të gjitha këto bënë që fillimisht të mos kundërshtohej ky “bashkim”, madje të gjente dhe një farë mbështetje e përkrahje tek popullsia maqedonase, dhe pushtimi bullgar të diferencohej nga pushtimi gjerman i pjesëve të tjera të Jugosllavisë.
Qëndrimet e ndryshme, mosmarrëveshjet e kontradiktat midis Sofjes, Beogradit e Athinës, për problemin maqedonas, sigurisht që kishin ndikimet e veta edhe në qëndrimet e Partive Komuniste, që me përfundimin e luftës, përgatiteshin të vinin në pushtet. Secila nga këto parti, në një formë apo në tjetrën, ndiqte vijën politike të qeverisë së vendit të vet, duke iu kundërvënë njëra tjetrës, madje duke i acaruar marrëdhëniet deri në atë shkallë, sa është dashur ndërhyrja e Kominternit.
PK Bullgare, nuk e përkrahte hapur parullën e “bashkimit” të Maqedonisë me Bullgarinë në atë mënyrë siç ishte bërë, madje e dënonte këtë rrugë për zgjidhjen e “problemit maqedonas”, por direkt ose indirekt mbështeste pikëpamjen se maqedonasit janë bullgarë, duke iu kundërvënë qëndrimit të Kominternit, i cili që në vitin 1934, kishte njohur kombin dhe gjuhën maqedonase. PK Jugosllave shprehej qartë për maqedonasit si komb i veçantë. Pikërisht këto qëndrime të ndryshme, kanë çuar në mosmarrëveshje gjatë gjithë kohës së luftës Dytë Botërore midis dy partive komuniste, që në forma të ndryshme do të vazhdonin për shumë dekada edhe mbas lufte midis dy shteteve socialiste, Bullgarisë e Jugosllavisë. Edhe PK Greke mbante të njëjtin qëndrim si Athina zyrtare, se komb maqedonas nuk ekziston.
***
Pa mbaruar lufta, në dhjetor të viti 1943 në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it, u përcaktua krijimi i Jugosllavisë Federative, ku Maqedonia Vardare do të ishte një ndër gjashtë republikat e saj.
Menjëherë mbas përfundimit të luftës, udhëheqja jugosllave doli me pretendime të hapura ndaj territorit bullgar, duke i kërkuar udhëheqjes bullgare që, mbi bazën e vendimeve të AVNOJ-it, krahina e Bllagojevgradit (Maqedonia Pirine) duhej të bashkohej me Maqedoninë Vardare, pra me Jugosllavinë.
Udhëheqja bullgare e asaj periudhe e shikonte të mundshëm bashkimin e Maqedonisë Pirine me atë Vardare (pra Republikën e Maqedonisë) por me kusht që kjo të bëhej në kuadrin e krijimit të Federatës së Sllavëve të Jugut.
Ideja e krijimit të një Federate Ballkanike, ishte e vjetër, dhe ka lindur në atë periudhë, kur shtetet e reja ballkanike kishin dalë me pretendime, jo vetëm ndaj tokave të perandorisë turke në shpërbërje e sipër, por edhe ndaj njëri tjetrit. Në kuadrin e varianteve të ndryshme për organizimin e saj (ishin hedhur shumë ide e propozime, por dominonte ajo e një Federate të Sllavëve të Jugut) ishte propozuar dhe organizimi i një federate mbi bazën e Maqedonisë historiko-gjeografike. Varianti federativ maqedonas kishte si qëllim, në radhë të parë, neutralizimin e pretendimeve të Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë ndaj hapësirës gjeografiko-historike maqedonase, ku secili vazhdonte t’i “ngulte kufijtë” sipas interesave të veta…
Moska, që e llogariste Ballkanin si zonë të influencës së vet mbas lufte, në kuadrin e organizimit të tij, i jepte një rëndësi të veçantë problemit të Maqedonisë. Kështu, në vitin 1942 ajo kishte ngritur një grup pune për studimin e këtij problemi e në funksion të tij edhe të ndërtimit të Ballkanit mbas lufte. Megjithatë, që në hyrje thuhej se problemi i Maqedonisë kërkon “shqyrtim të veçantë”. Sipas dokumentit të përgatitur nga ky grup, Maqedonia duhej parë si “një territor i ndarë artificialisht i një populli të ndryshëm nga popujt e tjerë, i cili po të ruhej në këtë mënyrë, do vazhdonte të ishte një vatër e rrezikshme për konflikte ballkanike”. Në dokument flitej edhe për domosdoshmërinë e rikthimit të Jugosllavisë dhe Greqisë në kufijtë e para luftës (ashtu siç vendosën më vonë Treshja e Madhe, Rusvelti, Stalini e Çërçilli)
Që në tetor të vitit 1943, J. B. Tito kishte riformuluar idenë e krijimit të Federatës së Sllavëve të Jugut (Jugosllavi – Bullgari), ku kishte përgatitur edhe një thirrje të posaçme për bashkim me ta edhe për grekët dhe shqiptarët (ideja e hedhur nga S.V. Tempo për krijimin e Shtabit Ballkanik ishte hapi i parë për krijimin e kësaj federate.)
Udhëheqësi i PK Bullgare, Gj. Dimitrovi, mbronte pikëpamjen e krijimit të një federate midis Bullgarisë dhe Jugosllavisë, ku Maqedonia Pirine duhej të bashkohej me atë Vardare, dhe të dyja së bashku të përbënin një njësi federative të sllavëve të Jugut apo Ballkanike, por ku statusi i Bullgarisë të ishte i barabartë me atë të Jugosllavisë. Por në të njëjtën kohë, Tito dhe shtabi i tij thurnin plane e punonin edhe për bashkimin e Maqedonisë së Egjeut me këtë republikë, pavarësisht se nuk i përkrahte askush, madje as Moska…
Në këto kushte, udhëheqja bullgare pranoi ekzistencën e kombit maqedonas, dhe në regjistrimin e popullsisë të vitin1946, për herë të parë Sofja pranoi se në Bullgari jetojnë afro 200 mijë maqedonas dhe konkretisht në Maqedoninë Pirine 169544 vetë, në Sofje 2638, në Pllovdiv 2589 etj. (Kjo vazhdoi edhe në regjistrimin e vitit 1956, ku numri i maqedonasve në Maqedoninë Pirine u rrit me rreth 10 mijë vetë. Rritje pati edhe në Sofje e në disa qytete të tjera. Gjatë atyre viteve në Bullgari u njoh gjuha maqedonase, u botuan gazeta në këtë gjuhë, u krijua shtëpia botuese “Libri Maqedonas” etj).
Mbas kësaj periudhe ajo ndryshoi krejtësisht qëndrim, duke mos pranuar ekzistencën e këtij kombi as në Bullgari e as në Maqedoni.
***
Problemi i krijimi i Federatës Ballkanike ka zënë një vend të veçantë në zhvillimet ballkanike të periudhës 1944-1948, që u harrua mbas prishjes së marrëdhënieve midis Moskës e Beogradit në vitin 1948. (Megjithëse prej pothuajse 50 vjetësh ishte harruar ky problem, në vitin 1992 Presidenti jugosllav Millosheviç u përpoq ta ringjallte. Duke përfituar nga marrëdhëniet e mira me Greqinë, ai propozoi krijimin e një konfederate Jugosllavo-Greke ku do të përfshihej dhe Maqedonia. Në vitin 1994 ai i kërkoi Kryeministrit grek, Papandreu të shpejtonte diskutimet për krijimin e konfederatës Beograd-Athinë-Shkup. Papandreu e quajti një “propozim interesant pionier”, por që nuk u diskutua asnjëherë. Kryeministri i ardhshëm Samaras, e përkufizoi si një propozim “interesant që duhet studiuar”. Ndërsa në Maqedoni ky propozim u përkrah nga disa intelektualë e politikanë, por Presidenti Gligorov e quajti “utopik për kohën e sotme, por që në të ardhmen mund të jetë i realizueshëm”).
Megjithatë “problemi maqedonas” mbeti i hapur, pavarësisht nga ulje ngritjet në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Jugosllavisë. Dhe ç’është më e rëndësishmja, ky problem vazhdoi të mbetej “mollë sherri” midis dy vendeve, ku “sherret” herë pas here nxiteshin nga Moska, e cila sa herë kishte probleme me Jugosllavinë, ndërsente Bullgarinë dhe “problemi maqedonas” merrte hov ….
Mbas shpalljes së Maqedonisë shtet i pavarur, Bullgaria e njohu e para, që më 15 janar 1992, por njohje me rezerva… “Problemi maqedonas” nuk u harrua dhe Maqedonia konsiderohej si pjesë e Bullgarisë dhe gjuha maqedonase si dialekti gjuhës bullgare dhe ndryshe nga Greqia, ajo nuk kishte pretendime për emrin, flamurin, etj. që ajo zgjodhi fillimisht.
Vite me radhë Maqedonia nuk pranohej në NATO. Greqia vinte veton sepse nuk pranonte emrin Maqedoni, siç u quajt fillimisht, por as më vonë kur ndryshoi emrin në Ish Republika e Maqedonisë. Mbas shumë diskutimesh e ndërmjetësimesh nga ndërkombëtarët u arrit ndryshimi i emrit në Maqedonia e Veriut dhe ajo u pranua në NATO. Mendohej se ndryshimi i emrit i hapte rrugën edhe për pranimin në BE.
Pavarësisht se Bullgaria e mbështeste Maqedoninë në arenën ndërkombëtare, marredheniet midis dy vendeve vazhdonin me probleme, madje në periudha të caktuara edhe me kriza deri në vitin 2017 kur u nënshkrua Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit. Sipas këtij traktati Bullgaria do të mbështeste pranimin e Maqedonisë në NATO dhe BE dhe kjo ndodhte një vit para ndryshimit të emrit. Lidhur me problemet e trashëguara, sipas nenit 8 të këtij Traktati u ngrit në Komision i Përbashkët për sheshimin e tyre. U rritën dukshëm marrëdhëniet midis dy vendeve në fushën ekonomike, në infrastrukturë etj. Për herë të parë Presidentët e dy vendeve shkëmbyen vizita reciproke etj.
Megjithëse Bullgaria nuk e pranonte gjuhën maqedonase, dy palët e “zgjidhën” problemin nëpërmjet përcaktimit “Gjuha zyrtare e vendit është në përputhje me kushtetutën e tij”.
Në muajin tetor 2019 Parlamenti Bullgar aprovoi deklaratën e qeverisë në mbështetje të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE, por duke vënë disa kushte, çka krijonte dyshime, pavarësisht se Bullgaria nuk deklaronte se do të vinte veton… (në vitin 2007, mbasi u pranua në BE, Sofja kishte përmendur të drejtën e vetos për të detyruar Shkupin që të pranonte prejardhjen bullgare të popullit maqedonas dhe të gjuhës maqedonase si dialekt i gjuhës bullgare…)
Në gusht të vitit 2020, Qeveria Bullgare i dërgoi një material gjashtë faqesh të gjitha vendeve të BE “Memorandum sqarues mbi marredheniet midis Republikës së Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriut lidhur me zgjerimin e pranimin në BE dhe procesin e stabilizimit”, ku nëpërmjet trajtimit të disa problemeve të trashëguara historike kërkonte që drejtuesit e Maqedonisë Veriut të “shkëputen nga trashëgimia ideologjike e Jugosllavisë komuniste”. Sofja konsideron se “procesi i zgjerimit nuk duhet të ligjërojë ndërhyrjet nacionaliste dhe gjuhësore të regjimeve të mëparshme autoritative”. Aty theksohej se Bullgaria nuk ka asnjë pretendim territorial, por “nuk jemi dakord me procesin e ndërtimit shtetëror në Maqedoninë e Veriut që mund të bëhet nëpërmjet shqyrtimit të historisë tonë të përbashkët, mohimit të historisë tonë të përbashkët dhe mohimit të rrënjëve të përbashkëta etnike dhe gjuhësore ose insistimit të pabazuar për ekzistencën e “pakicës maqedonase’ në Bullgari”.
Memorandumi shkaktoi shqetësim në Shkup aq sa kryeministri Zaev deklaroi se “gjuha nuk është kriter pranimi ose mospranimi në Europë në shekullin XXI dhe më poshtë “nuk mund të mohohet e drejta e popujve për vetëpërcaktim”.
Në veton bullgare, të shpallur zyrtarisht më 17 nëntor nga ministrja e Jashtme Zaharieva në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE, Bullgaria vuri tre kushte: së pari, Shkupi të tërhiqej nga qëndrimi për prejardhjen e gjuhës maqedonase, së dyti, respektimi i Traktatit të vitit 2017, sipas të cilit Shkupi duhet të pranojë pikëpamjen bullgare mbi historinë maqedonase dhe së treti, Shkupi duhet të heqë dorë nga pretendimi mbi ekzistencën e pakicës maqedonase në Bullgari.
Në mbledhjen e Këshillit Europian, ku u vendos shtyrja e datës për fillimin e bisedimeve për pranimin e Maqedonisë Veriut në BE, Kryeministri bullgar Borisov deklaroi se për përcaktimin e datës, maqedonasit “duhet të piqen” dhe shtoi se “Presioni dhe lobizmi nuk e detyrojnë Bullgarinë të ndryshojë qëndrim…”
Nga njoftimet zyrtare dukej sikur Brukseli u përpoq ti pajtonte dy palët por nuk ja arriti qëllimit, sepse asnjëra palë nuk u tërhoq. Është e dyshimtë në se Brukseli donte me të vërtetë t’i pajtonte bullgarët e maqedonasit, apo u gjet preteksti për të shtyrë pafundësisht hapjen e bisedimeve…
Kur Greqia pengonte hyrjen e Maqedonisë në NATO, ndërkombëtarët “gjetën” rrugën për t’i pajtuar, duke i shtuar emrit Maqedoni vetëm fjalën e Veriut, që në thelb nuk ndryshonte ndonjë gjë… Mbaj mend samitin e NATO-së në Pragë në vitin 2002, gjatë një takimi të tre presidentëve të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, Presidenti i Kroacisë, Mesiç, u tha drejtuesve të NATO-s “Në NATO ju do na pranoni për interesat tuaja, për ne problemi kryesor është të na pranojnë në BE”. Dhe mbas pak vitesh na pranuan në NATO, sigurisht për interesat e tyre, pavarësisht se nuk i kishim plotësuar të gjitha kushtet…
Për të bllokuar fillimin e bisedimeve këtë herë u shfrytëzua “Problemi maqedonas”, pavarësisht se i tejkaluar me kohë. Shteti maqedonas, me gjuhë zyrtare të njohur e të pranuar nga institucionet e specializuara ndërkombëtare, tashmë është realitet politik dhe gjeopolitik (siç janë edhe shtetet e tjera të dala nga ish Jugosllavia) dhe pavarësisht nga “grremçat” e trashëguara, në se me të vërtetë “të mëdhenjtë” janë të interesuar, bullgarët e maqedonasit do të gjejnë gjuhën e duhur për t’i kapërcyer…
——
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Gjuha e Shaqir Vukes eshte gjuha e gjarperit serbo-grek qe ka ZYRTARIZUAR NJE RRENE.
Toponimi Maqedoni eshte nje rrene.
Etnonimi-Popull Maqedonas eshte nje Mashtrim Greko-Serb per te grabitur tokat e popullit shqiptar dhe bullgar qe jeton ne ato zona.
Une e peshtyj vendimin e AVNOJ,,KOMINTERNIT, dhe te tjera SLLOGANE INTERNACIONALISTE MARXISTE-LENINISTE,te cilat Vukja Shaqir na i permend si 10 Urdheresat e Abrahamit,si Biblen e Komunisteve,qe nuk kundershtohet,..
Degjo o Vuk!Nuk egziston Maqedoni!
NJuk egziston Popull Maqedonas.
Ka popull Bullgar dhe Bullgari.Ka popull shqiptar dhe Shqiperi.
Maqedonasit pertej Vardarit, ne gjuhe,ne zakone,ne ethnografi,kenge e valle,tradita shekullore jane Bullgare.Maqedonasit kendej Vardarit jane shqiptare,me qender Shkupin.,
Ata qe s`kane te bejne fare as me Maqedonasit e lashte,as me bullgaret dhe as me shqiptaret ,jane pikerisht greket dhe serbet ,qe e kane ndare Maqedonine midis tyre ne 1919 dhe 1945.
Leni o Shaq Fasllia bullgaret, greket e serbet por trego te drejten pse nuk e mba me mbiemrin Fasllia! Por te drejten ama…
Sllavo maqedonsit nuk e quajne veten Bullgare.
Une kam biseduar me ta, dhe ata e kane per turp ti quash bullgare,
Ata e quajne veten Maqedons , por qe nayrisht ata jane anti-shqiptare te betuar .
Interesant eshte se , sipas meje , ata jane popullsia me inteligjente e Ballkani,
ndersa bullgaret jane koketrashe fare —
Ka shume mundesi qe sllavo maqedonsit pavaresisht se flasin te njejten gjuhe si Bullgaret ,
ata nuk duhet te jene race bullgare–Ndoshta jane Ilire ose thrakas te sllavizuar ,
sepse ata jane shume te ndryshem nga bullgaret
“Qëndrimet e ndryshme, mosmarrëveshjet e kontradiktat midis Sofjes, Beogradit e Athinës, për problemin maqedonas, sigurisht që kishin ndikimet e veta edhe në qëndrimet e Partive Komuniste, që me përfundimin e luftës, përgatiteshin të vinin në pushtet. Secila nga këto parti, në një formë apo në tjetrën, ndiqte vijën politike të qeverisë së vendit të vet, duke iu kundërvënë njëra tjetrës, madje duke i acaruar marrëdhëniet deri në atë shkallë, sa është dashur ndërhyrja e Kominternit……..Pikërisht këto qëndrime të ndryshme, kanë çuar në mosmarrëveshje gjatë gjithë kohës së luftës Dytë Botërore midis dy partive komuniste, që në forma të ndryshme do të vazhdonin për shumë dekada edhe mbas lufte midis dy shteteve socialiste, Bullgarisë e Jugosllavisë.”.
Pyetje: Po Partia Komunsite Shqiptare ç’fare qendrimi mbajti ndaj Partise Komuniste te Jugosllavise per problemin e Kosoves, gjate luftes dhe mbas Luftes se Dyta Botnore?
Qe a marresh vesh lexo librin “Historia e Shqiperise” te historianit Amerikan , Edqin Jacque ,
qe te kuptosh
qendrimin e Partise Komunise Shqiptare ndaj Partise Komuniste Jugosllave per Kosoven
Shkrim briliant analitik shume informues
Faleminderit prof.Vuka!
Perse merreni me nje qelbesire ish Ambasador i Shqiperise ne Bullgari ne kohen e Diktatorit Enver, nje komunist i thekur.
Ka nje histori te “lezeteshme” ky plehre, e tregojne ishet ne ambasade.
Kur vdiq diktatori, ky se bashku me shoferin humben rrugen ne Sofie kur po ktheshin per ne Ambasade pasi kishin blere shume tufa me lule per ti vene poshte fotos, me gjithe se kishin vite qe jetonin ne kete qytet.
Personeli po i priste dhe pas 2 ore vonese u kthyuen dhe sa zbriten nga makina ja vune kujes me qyrre e lot qe pa hyre ne Ambasade duke bere kurjoz kalimtaret e rastit.
Boll me te tille sharlatane !
U aktivizuan sharlatanët komentues që ushqehen me vrerin e vet. Se çfarë qëndrimi ka mbajtur Shqipëria, lexoni letrën që E.Hoxha i dërgoi Stalinit që është deklasifuar nga rusët. Aty thuhet qartë që Kosova dhe Maqedonia perendimore duhet të bashkohen me Shqipërinë. Lexoni, që të mos vdisni si injorantë.
Qe ta dijn e edhe lexuesit sepse Shaqja nuk e thote ACIK.
Gjate Luf.II bot.,i gjithe populli Bullgar u bashkua me Ushtrine e Rajhut Gjerman per te vene ne vend PADREJTESITE HISTORIKE,qe ju bene ketij populli te madh ne luften Ballkanike,ne luften e pare bot. dhe vendimet e padrejta te Versajes.
Greket ashtu si vepruan me Shqiperine,bashkuan forcat me serbet dhe i rrembyen popullit bullgar Thraken perendimore,Maqedonine Egjeane,Selanikun,qe ua fali grekerve nje pasha shqiptar.Serbet i rrembyen Bullgareve Maqedonine e Vardarit.Kuptohet qe Etnonymi Maqedoni perdoret per te emertuar nje Mbreteri Antike qe u shtri nga Ballkani ne Azi,Afrike ne antikitet.Kjo Mbreteri u coptua dhe u assimilua nga Romaket e fuqishem,Ne fund te shek VII,populli i lashte maqedonas u shkri me turmat sllave qe u dynden ne Ballkan dhe prej tyre mbeti vetem emri.
14 shyekuj pas kesaj Hybridet grekofone pretendojne te jene pasardhes te Maqedonasve te lashte ,kur burimet historike perjashtojne edhe greket e vertete te lashtesise nga afria ethnike me Maqedonasit.
Jo keta ,por as greket e vertete nuk kane pasur gjak,gjuhe,ethni te njejte me Maqedonasit.(Demosteni-Filipiket fq,.154,Proza Antike Greke)
Prandaj populli bullgar qe per 1mije vjet ka pasur perandorine me te fuqishme ne Ballkan,tmerr i perandorise Byzantine(3 here eshte gjendur nen muret e Kostandinopojes,nuk mund te duroje Intrigat greko-serbe qe i kane rrembyer nje pjese te mire te territorit Ethnik.Ishte e NATYRSHME,qe populli bullgar te bashkohej me Ushtrine Gjermane per te vene ne ven padrejtesite historike.Gjermanet e ndane Maqedonine midis Shtetit Bullgar dhe Shtetit shqiptar.
Shkupi,Pollogu,Tetova,Gostivari,Dibra,Struga,,c`ishin kendej Vardarit i kaluan Shtetit shhqiptar dhe kontrolloheshin nga Atdhetari,Xheme Gostivari..
Po masakrat bullgare që kanë bërë në Dibër gjatë dy luftrave Ballkanike, si do t’i komentosh ti Demo « historiani », duke shkruajtur « popull i madh ». Ato ishin luftra pazaresh në dëm të shqiptarëve. I justifikon bullgarët edhe se bënë aleancë me Hitlerin!!! Në luftën e Parë Ballkanike ishin në aleancë Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria, kundra Turqisë për të marë tokat shqiptare. Në luftën e Dytë Ballkanike ishin në aleancë Serbia, Greqia, dhe Mali i Zi kundra Bullgarisë. Pra ishin pazare që ziheshin si qenër për tokat shqiptare. Demo, e mban veten për as në histori që ofendon të tjerët, por je një mediokër që i bën lëmsh gjërat. Më mirë për ty është që me modesti futju të mësosh historinë, sepse ke shumë mangësi ku të futet edhe politika. Ndaje historinë nga politika, sepse asnjëherë nuk do të jesh i saktë.
Ne Luftene pare Boterore Bullgaria ishte kunder Serbise , ishte ne aleance me Turqine, Gjermanine e Austro-Hungarine
Ismail Qemali beri nje mareveshje te fshehte me Turqine e Bullgarine kunder Greqise,
por kete mareveshje e zbuluan Francezet e Britaniket dhe e detyruan Ismail Qemalin te largohej nga Shqiperia
Porse ne Konferencen e Paqes ne Versaje, ne 1919, Bullgaret e pranuan vete qe Selaniku dhe Gjithe Maqedonia jugore, te cilat ishin pjese e Bullgarise , ti jepej Greqise
Po shqiptaret Cfare presin ?