Tri parimet e Albin Kurtit për bisedimet me Serbinë

Ornela

Bashkimi Evropian dhe SHBA nuk ia kanë kthyer shpinën Ballkanit Perëndimor. Ky ishte mesazhi që dhanë organizatorët e takimit për Ballkanin Perëndimor, siç merret vesh nga burime të informuara mirë. Debati i organizuar të premten në mbrëmje në Mynih ka zgjuar një interesim jashtëzakonisht të madh.

Në tubim ishin organizatori i Konferencës së Mynihut Wolgang Ischinger, shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borell, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç, kreu i shtetit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq, të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, lideri bullgar Boiko Borisov dhe shumë personalitete të tjera.

Megjithatë me shumë interes në këtë takim është pritur edhe paraqitja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili ishte për herë të parë pjesë e këtyre takimeve.

Takimi me dyer të mbyllura

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura sipas parimit “Chatam Haus”, që do të thotë se pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë të publikojnë detaje nga takimi. Megjithatë në rrjetet sociale është publikuar një video e fjalimit të kryeministrit Kurti, i cili është deklaruar kundër idesë së tanishme të Minishengenit, duke kërkuar që kjo ide të kthehet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kurti ka paraqitur edhe tri parime për bisedime me Serbinë. I pari – s’ka marrëveshje pa dialog. I dyti – s’ka dialog me harta dhe i treti – pa presidentë rreth hartave”.

Në këtë mënyrë ai kritikoi drejtpërdrejt presidentin Thaçi dhe atë Vuçiq, por edhe kryeministrin Rama, për të cilin në media u përhapën zëra, se ka qenë i përfshirë në çështjen e ndryshimit të mundshëm të kufijëve të Kosovës dhe Serbisë.

Atmosfera e nxehtë

Nga burime të DW-s është mësuar, se presidenti i Serbisë Vuçiq ishte më së shumti i shqetësuar pas pohimeve të Kurtit se “bota e ka ndihmuar Kosovën të çlirohet nga Serbia, tani duhet të ndihmojë Serbinë të çlirohet nga Kosova”, sepse ajo paraqet vetëm ngarkesë për Serbinë.

Nga burime të informuara mirë po ashtu mësohet, se Vuçiq i ka kundërshtuar këto pohime me fjalët se “Kosova ende është pjesë e Serbisë sipas Rezolutës 1244 dhe se Kosovën ende nuk e kanë njohur gjysma e shteteve anëtare të OKB dhe më shumë se gjysma e popullatës botërore”.

Kurti ishte në këtë takim i vetmi, i cili ka kërkuar që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian njëkohësisht. “Nëse një apo dy shtete hyjnë para tjerave në BE, do të ketë edhe më shumë probleme”, tha Kurti i cili ka kundërshtuar idenë e Minishengenit dhe shtoi se vendeve të Ballkanit i duhet tani një ‘Mini-Marshall Plan’.

Mbrojtësit e Minishengenit

Vendet, të cilat kanë nisur iniciativën për Minishengen e kanë mbrojtur këtë ide, me fjalët se ajo ofron lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave. Përfaqësuesit e këtyre vendeve kanë pohuar se kjo ide rrjedh edhe nga Procesi i Berlinit. Mësohet se njëri prej tyre ka hedhur poshtë edhe të gjitha pohimet se ai mbron ndonjë ide për krijimin e ndonjë Jugosllavie të tretë dhe ka përdorur madje edhe fjalë si ato – boll më këtë “bullshit”.

Një ndër temat më të trajtuara ka qenë domosdoshmëria e hapjes së një perspektive më të qartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE. Ka pasur dallime mes folësve për procedurat që duhen ndjekur deri në anëtarësim dhe mënyrën e anëtarësimit. Por të gjithë folësit ishin të mendimit se perspektiva e vendeve të BP për anëtarësim në BE duhet të mbahet e hapur.

Një prej folësve ka kritikuar edhe tendencat jo evropiane në Ballkan, duke sugjeruar se në Ballkan ka vende dhe shtete të cilat frenojnë dhe pengojnë këtë rrugë. Ai nuk ka emërtuar qartë se cilat vende janë këto, po megjithatë mendohet se fjala është për vendet më të afërta me Rusinë.

Nga burime të mirëinformuara marrim vesh se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar një angazhim më të fuqishëm të BE në zgjidhjen e problemeve, në radhë të parë për liberalizimin e vizave për kosovarët. BE është kritikuar për mosveprim dhe neglizhencë, ndërsa kosovarët ndjehen të mashtruar nga BE, sepse Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara. Nga BE kërkohet më shumë unitet në zgjidhjen e problemeve të ngjashme, por edhe në procesin e zgjerimit. Disa herë është përmendur edhe domosdoshmëria e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo do të jetë edhe një prej temave që do të trajtohen në takimet e ardhshme të BE në Bruksel dhe në veçanti në samitin e Zagrebit në maj./dw

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Me vjen mire qe doli nje politikan shqiptar me kembe në toke, te tjeret jane ke te vajtosh me pare. Në 30 vjet vetem sharlatane kemi patur.

  • Shkelqyer ka foolur Albin Kurti ,

    Ndersa te fjalen ” Bullshit” per krijimin e Jugosllavise e ka hedhur ky Estat pashe Toptani jone, EDI RAMA

    Ky palaco qe te justifikoje politken e tij ne sherbim te Serbise,
    mundohet te inimizoje qelliin e lige dhe anti-shqiptar te krijimit te Minishengenit, me keto pasthirmat e tij prej deficenti, qe te tregoje se gjasme ky qendorn shume lar,t
    kur ne fkat ky Rama eshte nje sherbetor i rendomte ii Serbise se madhe

    Po na genjen ky hajduti Rama, se minishengeni eshte per levizjen e mallrave dhe njerezve

    Ate levizje nuk e pengon azgje, porse te shkosh ne Serbi, nuk e merr malli asnje shqiiptar, se eshte jo vetem nje vend koti,
    por edhe nje vend me nje popull shume armiqeosr ndaj Shqiptareve

  • KEEP GOING KOSOVA’ S SON …

    – Lufta me e veshtire…. lufta e pawes, lufta me vetveten !

    – Nje politike e re po lind germadhash lufte e korrupsioni !

    – Syte e zemrat e shqiptareve jane tek ti e me ty Albin !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Asnje qeveri ne hije, aq me teper me nje kryeminister te vetdorehequr nuk ka te drejte, nuk ka komoetenceve mbi te gjithe nuk ka TAGER LIGJOR te marre vendime apo te nenshkruaj marreveshje me rendesi kombetare me asked.
    Aq me pak marreveshje e kontrata ala Pal Vata… me falni ala Pak Leka e co.
    Pervec kesaj, marreveshje dhe kontrata te tilla me rendesi strategjike dhe vlera te medha duhet domosdo te shqyrtohen, diskutohen dhe miratohen nga organi me i larte legjislativ sic eshte ne rastin konkret, Kuvendi i Kosoves.
    Mbas krasitjes se qeverise se tejfryre te Ramushit, mbas uljes se pagave te ministrave dhe qeveritareve te Kosoves ne politiken e Brendshme te Kosoves, qendrimi Albin Kurtit ne Mynih per marreveshjen dhe kontratat per insrastrukturen jane nje veprim i drejte, ligjor, nje hap dinjitoz ne politiken e jashteme te Kosoves.
    Nje fillim i mbare per kryeministrin e Kosoves dhe qeverine e Kosoves, ne sherbim te popullit e shtetit te Kosoves.
    Ka ardhe koha qe politika e saj dhe e Shqiperise te behen ne Prishtine e ne Tirane dhe jo askund tjeter.
    Ne fund te fundit Albin Kurti, Edi Rama jane votur nga populli dhe ata kane detyrim paresor ti sherbejne popullit dhe shteteve te tyre, duke degjuar dhe respekruar edhe keshillat e dobishme dhe sugjerimet e miqeve dhe aleateve tane strategjike, por mbi te gjitha ligjet dhe kushtetutat e shteteve te veta dhe interesat jetike te popullit te vet.
    Persa i perket politikes boterore ndaj Beogradit dhe zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes se Kosoves, asnje politikan shqiptar ose jo, askush si Albin Kurti nuk ka percaktuar zgjidhjen perfundimtare te saj me vetem nje fjali :
    “Bota e ka ndihmuar Kosovën të çlirohet nga Serbia, tani duhet të ndihmojë Serbinë të çlirohet nga Kosova” pra nga paranojat raciste, nga djajte e mitet e rreme te krijuar nga kisha ortodokse serbo-ruse per “ Jeruzalemin serb”, per ”djepin e qyteterimit( lexo Holocaustin qindravjecar albanofob ), per “ token e premtuar( lexoj Token e Djegur ) sepse ato paraqesin vetëm ngarkesë nacional- shoviniste, dhe besim ne rrenat e vetvetes …. për Serbinë.
    Cdo koment eshte i tepert!
    Pa kaluar as dy jave nga jetesimi i qeverise se re te Kosoves, ajo dhe kryeministri i ri i saj Albin Kurti, me intelektuali, me atdhetari i sprovuar i saj qe ne rinine e hershme sy ne sy e balle perballe me bajonetat e autoblindat, me cetniket e paramilitaret e saj, me token e djegur e terrorin shteteror te saj 150 vjecar ndaj popullit te Kosoves se nje politike e re, me shpirt te ri po lind mbi germadhat e genocidit serb dhe mbi keneten e korrupsionit dhe nepotizmit te komandareve shqiptare qe i shpartalloi kusaria, sarajet e dugahat e fiseve dhe vete atyre.
    Ky fillim i mbare eshte vetem hapi i pare per te fituar “ Luften e Paqes”, te humbur deri tani nga ata vete pas fitores se Luftes se luftes se fituar fale Aleatit dhe mikut me te madh te popullit e kombit shqiptar ne teresi Shteteve te Bekueme te Amerikes, SHBA, dhe NATO-se se komanduar prej tyre .
    Keep going Mr. Albin Kurti !
    Fillimi i mbare eshte gjysma e punes, thote sovrani yne.
    Nuk ka lufte me te veshtire, nuk ka lufte me te eger, nuk ka lufte me te ashper… por edhe me lavdishme se lufta brenda lojjit e sidomos lufta me vetveten.
    E sic thote Himni yne Kombetar:
    Nga lufta vec ai largohet
    Qe eshte i lindur tradhetor
    Kush eshte burre e nuk frigohet
    Por vdes , por vdes si nje deshmor!
    Keep going Kosova’s Son !
    Syte e zemrat e shqiptareve jane tek ti e me ty !

  • Respekte per ju z.albin ..nga goja e fytyra jote e bukur ,vetem patriotizem del ..Ke gjithe popullin Shqipetar me TY i dashur ..mos te kesh as me te voglin mosbesim ..Tregoi vendin VUCICIT , RAMES si dy kriminelat e popullit Kosovar ti konsiderosh ..Mos ki dyshim se gjerat do te shkojne ne vendin qe ato meritojne ..Suksese legjende …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *