Përplasjet në PD, jep dorëheqjen kreu i Partisë në Krujë

Saimir Lleshi

Ka ardhur dorëheqja e parë në radhët e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike.

Dragush Vogli, kryetar i PD-së në Krujë ka lënë detyrën pas debateve të ashpra me deputetin Gent Strazimiri, i cili është përfaqësuesi i PD-së në zonë.

Shkak për debatin është humbja e zgjedhjeve lokale në Krujë, ku PD-ja përfoli jo pak kandidatin e majtë, por në fund nuk arriti t’i fitonte zgjedhjet atje.

Prej disa javësh kanë nisur akuzat dhe kundër akuzave midis krerëve të degëve dhe ish-ministrave të Partisë Demokratike, duke fajësuar njëri-tjetrin për humbjen e zgjedhjeve. /Dita/

 

Share This Article
3 Comments
  • Epruveta e proves e SHQUP-it ne kete rast eshte Kacurrelesi Strazimiri, e kane leshuar ne baze kete lengaraq, per te perbaltur drejtuesit e rretheve. Ky pis i licensuar ne SHQUP nuk i ka lene asgje mangut Xheneral Narses, nje idioti ne nje film te dikurshem ne kinemeta e Tiranes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *