“Përplasjet” në qiell/ Pas Athinës, reagon Turqia

Dita

Pas lajmit të shpërndarë nga mediet greke, se një helikopter i ishte afruar ishullit Ro dhe se ushtria greke kishte reaguar me armë, vjen reagimi i medieve turke.

Kryeministri turk, Binali Yildirim, e mohon incidentin me helikopterin e Gardës Bregdetare Turke, rreth orës 10:30 në mbrëmjen e së hënës.

Sipas gazetës turke “Hurriyet”, në një komunikim që ajo kishte pasur me kryeministrin turk, ky i fundit e ka mohuar të ketë ndodhur diçka e tillë.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme zyra e kryeministrit grek e ka konfirmuar këtë lajm të shpërndarë nga mediet greke.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *