Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti priti dje në një takim industrialistët e mishit, biznesmenë të EHV, Hako, Kmy, Fix si dhe përfaqësues të shoqatës së kësaj industrie.
Në këtë takim ministri Panariti kërkoi që të sigurohet një treg sa më dinjitoz me produktet e mishit duke i informuar të pranishmit dhe për planin e Ministrisë së Bujqësisë për dhënien së shpejti të vulës së cilësisë për prodhimet që plotësojnë gjithë standardet e sigurisë ushqimore dhe cilësisë së ushqimit për konsmatorin.
Industrialistët e mishit falenderuan ministrin Panariti për pritjen, duke shtuar se prej vitesh asnjë ministër i Bujqësisë nuk i ka ftuar për të dëgjuar problemet e tyre. Dy ishin kërkesat kryesore të industrialistëve të mishit, së pari, nevoja urgjente për formalizimin e tregut përmes zgjidhjes së problemit të blerjes së produkteve bujqësore vendase në kushte të barabarta me produktet e importuara.
Dhe së dyti ata kërkuan mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë për të hapur eksportin e produkteve shqiptare të mishit drejt Europës. U ra dakord që të krijohej një këshill konsultativ nga industria e mishit që do të mblidhet në mënyrë periodike për të diskutuar dhe ofruar zgjidhje optimale lidhur me këtë sektor, përfshi dhe sugjerime për ndryshimin e legislacionit në fuqi. / Monitor

te gjithe pa perjashtim operojne me kategori mishi te dores te trete dhe frigoriferik ,kto bisnese monstra do hapin tregun me jashte , harroje
KETA TE GJITHE MARRIN MISH NGA JASHTE TE KAT 3 DHE NUK I NDIHMOJNE KETA SHQIPTARET BLEGTORE, TANI DUAN DHE TE EKSPORTOJNE!!!
NUK KA ASNJE SHANS SEPSE¨PRODHIMET E TYRE JANE JASHTE STANDARTIT DHE SHQIPERIA NUK BEN PJESE NE ASNJE ORGANIZEM TREGETIE EUROPJANE OSE BOTERORE!!
Une furnizohem me benzine kur shkoj ne shqiperi prej hallit dhe keta thone eksport mishi?nje motor makine e kam prishur vetem prej benzines shqiptare!e di gjithe bota se cfare po behet ne shqiperi per te fituar parane!edhe nje here qe bleva djathe ne shqiperi mu shkermoq si rere.Kur i pyeta disa pse eshte keshtu ky djathi mu pergjigjen:behet me niseshte!ky popull dhe vend ka mbaruar dhe mjere ata qe jetojne aty dhe skane ku te blejne tjeter!dhe ja kane per falenderim atyre qe drejtojne ashtu sic ja ka per falenderim nje familje kryfamiljarit te saj!Dhe kur i degjon se si i mbrojne militantet te djathte dhe te majte politikanet atehere behesh akoma me i deshperuar dhe mendon se populli ne pergjithesi eshte komplet i paafte te beje ndryshime politike per te miren e tij!Kur arrin shqiptari te jete krenar qe e ka braktisur atdheun e vet atehere cfare mund te thuash me shume?dhe nuk jane pak ata qe mendojne keshtu por me qindra e mijera kudo ne bote.Kurse me mijra te tjere perpiqen ta braktisin ate vend sketerre.