VIDEO/ Përqafon Imamin, pasi humbi djalin tre vjeç në sulmin e Barcelonës

Gazeta Dita

Një akt që tregon se është e mundur të jetosh në harmoni pavarësisht asaj që ndodh. Babai i djalit 3-vjeçar që humbi jetën gjatë sulmeve në Barcelonë, ka përqafuar një Imam, duke treguar se përkatësia fetare nuk krijon ndasi mes njerëzve.

Ky është Xavier Martinez, djali 3-vjeçar i të cilit ishte një ndër 15 viktimat e sulmit të një jave më parë në Barcelonë. Ndërsa, personi që ai po përqafon është Imami Driss Salym.

3-vjeçari Xavi Martinez ishte më i vogli mes personave që humbën jetën. Kushdo tjetër do të ndiente zemërim që një jetë kaq e re sakrifikohet në këtë mënyrë.

Por ky demonstrim i babait të tij tregon më së miri se qenia njerëzore është e aftë të dojë dhe të bashkëjetojë në harmoni, pavarësisht përkatësive fetare, mjaft që të ketë forcën për të falur dhe dëshirën për të bërë përpara pa urrejtje.

https://youtu.be/3a_QDIuot9Y

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *